Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Lista e vendeve armiqësore nga Rusia, Ademi: Ne qëndrojmë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare

1 min read

Pozicioni i Rusisë është krejtësisht i parëndësishëm, bota e izolon Rusinë. Kështu e vlerëson Arbër Ademi vendimin e Rusisë për vendosjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në listën e vendeve armike. Sipas Ademit, Rusia fatkeqësisht ka mbetur në shoqërinë e Koresë së Veriut, Bjellorusisë, Sirisë dhe Eritresë.

“Ne kemi thënë prej kohësh se dënojmë fuqishëm këtë pushtim dhe këtë veprim të drejtpërdrejtë ushtarak rus në Ukrainë dhe, natyrisht, jemi rreshtuar me të gjitha vendet e botës së qytetëruar në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Në fakt, ne qëndrojmë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe kufijve të Ukrainës, të cilët njihen ndërkombëtarisht. Kjo reflektohet edhe përmes miratimit të deklaratës. Kështu, në rezolutën e OKB-së, 141 shtete ishin kundër armiqësive dhe agresionit të Rusisë, vetëm 5 shtete ishin në anën ruse dhe 31 të tjera abstenuan. Prandaj them se përfshirja e RMV-së, e Shqipërisë dhe e të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe e SHBA-së në listën e vendeve armiqësore ndaj Rusisë, mendoj se është krejtësisht e parëndësishme”, tha Arbër Ademi, BDI.