Lladrovci përgëzon Ali Ahmetin për titullin Doktor nderi: Të gjithëve na bën krenar!

Blerand Rexhepi

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot mori pjesë në solemnitetin e organizuar nga Universiteti i Tetovës për Ali Ahmetin, me rastin e dhënies së titullit Doctor Honoris Causa,

z. Lladrovci, ka vlerësuar lartë personalitetin e z. Ahmeti, duke shkruar “Ky titull për Ty, na jep të gjithëve krenarinë për jetën tuaj të gërshetuar me heronjtë dhe heroinat e kombit, si dëshmitar i gjallë nga shkëndijat e para të lirisë e deri te realizimi i saj, në Republikën e Kosovës dhe Maqedoninë e Veriut.”

Ja postimi i plotë i z. Lladrovci në rrjetin social:

Vëlla Ali,

Sot, jam shumë i lumtur dhe krenar që titulli Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës, të jepet Ty, për merita të veçanta dhe kontributin e jashtëzakonshëm atdhetar. Universiteti i Tetovës është një nga veprat më të çmuara, krahas lirisë së Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ky titull për Ty, na jep të gjithëve krenarinë për jetën tuaj të gërshetuar me heronjtë dhe heroinat e kombit, si dëshmitar i gjallë nga shkëndijat e para të lirisë e deri te realizimi i saj, në Republikën e Kosovës dhe Maqedoninë e Veriut.

Andaj, ndjehem i bekuar që jam këtu, të jem dëshmitar i vlerësimit të personalitetit Tuaj të jashtëzakonshëm, nga personalitetet akademike të Universitetit të Tetovës dhe Komisionit recensues.

Në këtë ditë tejet të lumtur për mua, po e citoj motivimin e Universitetit të Tetovës:

-Për kontributin e shquar për çështjen kombëtare;
-Për lirinë e popullit të Kosovës;
-Për avancimin e të drejtave kombëtare dhe qytetare të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
-Për angazhimin e vazhdueshëm në integrimin e vendit dhe rajonit në familjen euroatlantike;
-Për institucionalizimin dhe modernizimin e Universitetit të Tetovës, si institucion publik i arsimit të lartë.

Vëlla Ali,

Të gjithë ata që punuan, bashkëvepruan e luftuan së bashku me ty për idealet më të pastra e më të çmuara kombëtare ndër dekada, sot janë krenar për këtë titull sa të çmuar aq edhe domethënës, në rend të parë për rininë tonë dhe për tërë kombin.

Përgëzime Universitet i Tetovës!
Urime vëlla Ali!

Next Post

Grubi: Sot UT e nderoi veten dhe shqiptarët duke nderuar Ahmetin me titullin Dr. Honoris Causa

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi aktin e sotëm të Universitetit të Tetovës për t’i ndarë titullin Doktor nderi i shkencave (Doctor Honoris Causa) kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, e ka vlerësuar si një vendim të drejtë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: