LSDM ‘sojuznikët’ e BESËS i llogaritë të rendit të dytë (Foto)

Blerand Rexhepi

Në ceremoninë e Kongresit të 24-të të Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Bilall Kasami dhe ekipi i tij nga lideri i tyre Zoran Zaev ulen në rend të dytë.

Rendi i parë i karrigeve është rezervuar ekskluzivisht për Zoran Zaevin dhe funksionarët tjerë të LSDM-së.

Në këtë Kongres në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, LSDM duhet t’i publikojë listat e kandidatëve për deputetë.

Kongresi do të ketë edhe pjesën e hapur të punës. Pjesa e hapur do të jetë në fillim dhe në fund të Kongresit.

Në fillim, në pjesën e hapur të Kongresit është paraparë fjalim i liderit të LSDM-së Zaev, ndërsa ai do të ketë fjalim edhe në fund të Kongresit. 

Next Post

Kryetari i BESËS - Tetovë: Kasami e keqpërdori fenë

Ish kryetari i degës së Tetovës së Lëvizjes BESA, Gazmend Aliu mbrëmë ka dhënë dorheqje duke akuzuar kryesinë e ngushtë të kësaj partie. Sipas Aliut lideri i Lëvizjes BESA dhe grupit të tij kanë keqpërdorur edhe fenë për interesa të ngushta personale duke u lidhur me një koalicion me LSDM-në. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: