Nesër, Mali i Zi do të hapë kufijtë për hyrjen e qytetarëve të Maqedonisë Veriore, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Shqipërisë, tha drejtori i Institutit të Malit të Zi për Shëndet Publik, Dr. Boban Mugosa.
Sipas tij, sot do të mbahet seanca në internet e Trupit Koordinues Kombëtar, në të cilën do të përcaktohen mënyrat për hyrjen në Mal të Zi nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas Mugosha, hyrja ka shumë të ngjarë të jetë me një test PCR negative ose ELESA serologjike.
Hapja e kufijve për vendet në rajon është me kërkesë të komunitetit turistik, njoftoi ISH-ja malazeze. Ata thonë se ende ka një transmetim të lartë lokal të koronavirusit në Mal të Zi, por që ai kontrollohet, dhe zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara për 30 gusht, nuk do të ndikojnë në tablonë epidemiologjike.