Maqedoni: Gjendja me COVID-19 mbetet stabile, autoritetet bëjnë thirrje për respektim të masave

vull

Gjendja me Covid-19 në vend mbetet stabile, por mbeten edhe rekomandimet për respektim të masave për mbrojtje, posaçërisht pas paraqitjes së llojit të ri britanik të coronavirusit në vend. Pritet të arrijnë dozat e para të vaksinave dhe të fillojë vaksinimi me qëllim të asgjësimit të epidemisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se sipas Planit të konstatuar nacional për imunizim të popullatës, vaksinimi kundër COVID-19 do të kryhet në tre faza.

 

“Zhvilluam mbështetje logjistike të sigurt për pranim, deponim dhe distribuim të vaksinave drejt pikave vaksinuese, ku do të kryhet vaksinimi. Do ta shfrytëzojmë infrastrukturën ekzistuese shëndetësore de kuadrin i cili deri më tani vaksinon. Janë përgatitur listat për personat e parë që do ë vaksinohen, ndërkaq me imunizim do ta parandalojmë përhapjen e virusit”, potencojnë nga MSH.

Në fazën e parë, është paraparë të vaksinohen punonjësit shëndetësorë të cilët janë në linjën e parë në përgjigje në kushte spitalore me rrezik të lartë dhe shumë të lartë për përfitim dhe bartje të infektimit. Në këtë fazë, është paraparë të vaksinohen edhe grupet prioritare në vijim: personat e moshuar me rrezik të lartë për të zhvilluar së mundje, komplikime dhe epilog të vdekjes, definuar me rrezik në bazë të moshës, persona më të moshuar se 70 vjeç.

Në fazën e dytë, është paraparë të vaksinohen grupet e personave të moshuar me rrezik të lartë për të zhvilluar sëmundje, komplikime dhe vdekje, të cilët nuk janë përfshirë në fazën e parë, persona të moshës prej 65 vjeç dhe më të moshuar. Në planin për vaksinim, janë përfshirë edhe personat e moshës prej 20-65 vjeç me komorbiditete apo gjendje shëndetësore të determinaur si rrezik jashtëzakonisht i lartë për fitim të sëmundjes së rënë, komplikime apo vdekje. Punonjësit shëndetësorë me rrezik mesatar për të fituar dhe bartur infektim, të punësuar në institucione vitale për funksionim normalë të shoqërisë, si dhe të punësuar në institucione arsimore të përfshirë në mësim me prani fizike dhe të punësuar në kopshte të fëmijëve.

Në fazën e tretë, të përfshirë me vaksinim janë grupet prioritare: vendet e tjera esenciale të punës për funksionim normal të shoqërisë, të punësuar të tjerë në arsim (fillor, të mesëm dhe të lartë), grupet sociale me rrezik të shtuar të fitimit dhe bartjes së infektimit sepse nuk janë në gjendje të mbajnë distancë fizike, punonjësit shëndetësorë me rrezik të ulët për të përfituar dhe bartur infektim dhe personat e shëndoshë të moshës 30-64 vjeç.

Për zbatim të vaksinimit do të përdoret infrastruktura ekzistuese shëndetësore dhe kuadri i cili deri më tani ka vaksinuar. Në radhë të parë, ato janë shërbimet preventive për imunizim në kuadër të Shtëpive të shëndetit në të cilat bëhet imunizimi i detyrueshëm dhe shërbimet epidemiologjike në Qendrat për shëndet publik dhe njësitë e tyre rajonale, në të cilat bëhet imunizimi sipas indikacioneve epidemiologjike dhe klinike.

Rekomandimet për respektim të të gjitha masave mbeten edhe më tutje, posaçërisht pasi që tek tre persona në vend është detektuar lloji britanik i coronavirusit në vend, për të cilin personat profesionistë thonë se ekzistojnë njohuri se po përhapet më shpejtë nga llojet e kaluara.

Next Post

Mjeku Artan Koni i bashkohet Nismës “Thurje”, kandidon në Durrës…!

Kane nisur pergatitjet dhe perzgjedhjet per deputete ne fushaten “Thurje” ku vete kreu i nismes Endri Shabani ka zbuluar disa prej emrave me te njohur ne Shqiperi. Tashme jemi mesuar edhe nga personazhet e tjere qe perpos karrieres si mjek preferojne te behen pjese e politikes. Per vendin tone nuk […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: