MAQEDONIA DHE KOSOVA ME MARRËVESHJE PËR NJOHJEN RECIPROKE TË PATENT SHOFERËVE

vull

Së shpejti pritet që patentë shoferat e qytetarëve të Kosovës të njihen nga organet e Maqedonisë dhe anasjelltas. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit si; kumtoi zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha në takimin e rregullt më gazetarë ka miratuar propozim Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për njohje reciproke të patentë shoferëve dhe i njëjti do të dërgohet për miratim në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut. Pas miratimit marrëveshja e nënshkruar do të hyn në fuqi.

Sipas tij Maqedonia deri më tani ka të nsnkruar me disa shteteve marrëveshje të njëjtë dhe kjo ndikon në thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellt.

 “Spanja, Italia, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina, Austria dhe Gjermania kanë të nënshkruar marrëveshje për njohje reciproke të patentë shoferëve. Personat kanë ose do të rregullojnë qëndrimin në vendet me të cilët kemi të nënshkruar njohje reciproke të patentë shoferëve  mund ta ndryshojnë patentë shoferin e Maqedonisë së Veriut.  Të gjithë qytetarë të cilët do të udhëtojnë transit ose do të qëndrojnë gjashtë muaj, mund ta shfrytëzojnë patentë shoferin e Maqedonisë së Veriut,” u shpreh Hoxha. 

Ndërkaq, ai tha se në mbledhjen  e fundit Qeveria ka dhënë mendim negative raportit vjetor të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi me arsyetim se raporti nuk ëhstë plot dhe nuk dihet se a janë ngritur procedura për kundërvajtje për rastet e shënuara.

Next Post

Menduh Thaçi realizoi takim me Ambasadorin Francez, Kristian Timonie

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie.Në takim u bisedua për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, për Konferencën e Berlinit lidhur me strategjine e Francës për Ballkanin perëndimor si dhe për çështjet aktuale politike.Kryetari Thaçi potencoi […]

Subscribe US Now