Maqedonia e Veriut në komunikim intensiv me Komisionin Evropian për grant marrëveshje për mbulimin e shpenzimeve për vaksinat

vull

Pasditen e sotme u mbajt mbledhje on lajn e inicuar nga Komisioni Evropian ku u adresuan të gjitha aspektet e rëndësishme për masat të cilat BE-ja i ndërmori për sigurimin e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në takim si përfaqësues i Maqedonisë së Veriut mori pjesë Sekretarja Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane Kalinka Gaber, e cila informoi për gjendjen, esi dhe aktivitetet e planifikuara dhe të ndërmarra, si dhe për nevojat Nacionale për implementimin e suksesshëm të vaksinimit kundër  KOVID19 si dhe pêr përgatitjen e procedurave standarde operative për pranimin, trajtimin, ruajtje dhe distribuimin e vaksinave.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë  e Përgjithshme të KE-së për Fqinjësi dhe Negociata për zgjerim, Genoveva Luis Kalavera në fjalën e saj hyrëse informoi se krahas seriozitetit të dozave të pamjaftueshme edhe për vendet anëtare Komisioni Evropian mbetet e përkushtuar në sigurimin e vaksinave për vendet e rajonit. Ajo informoi se KE i mbaroi përgatitjet për kahësimin e 70 milion euro mjete IPA për prokurimin për çka në tre deri katër javë deri tek autoritetet kompetente te BP6 do të dorëzohen grant marrëveshje për mbulimin e harxhimeve pêr vaksina, pajisje dhe materiale tjera.​

Next Post

Intervista/Zaev: Me stabilizimin e situatës nga Pandemia, efektet e politikave ekonomike do të jenë të dukshme

“Kriza me pandeminë na ka treguar se investimi në infrastrukturë, spitale, kopshte, shkolla, rrugë dhe, mbi të gjitha, investimi në kapital njerëzor, është një strategji e shkëlqyeshme ekonomike. Njëri nuk mund të bëjë pa tjetrin. Nevojiten ndërtimi i rrugëve, hekurudhave dhe infrastrukturave të tjera ‘hardware’, por ato nuk do të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: