Maqedonia e Veriut thellon bashkëpunimin me Federatën Ruse

vull

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski e pranoi ambasadorin e Federatës Ruse në vendin tonë, ekselencën e tij, Sergej Bazdnikin.

Në takim Kryeministri Spasovski ambasadorit Bazdnikin i dha letër me urime deri te Kryetari i porsazgjedhur i Qeverisë së Federatës Ruse, Mihail Mashustin ku i dëshiroi sukses gjatë zbatimit të detyrës dhe rezultate pozitive që do të kontribuojnë në përparim të mëtutjeshëm të Federatës Ruse dhe për mirëqenien e popullit mik rus.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Spasovski, në letrën deri te Kryeministri Mashustin si dhe në takimin me ambasadorin Bazdnikin shprehu besimin se të dyja qeveritë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Në takim Kryeministri Spasovski e njoftoi ambasadorin e Federatës Ruse me prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me çka i theksoi organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme si dhe integrime euroatlantike dhe evropiane.

Kryeministri Spasovski theksoi se Qeveria teknike e vendit tonë i ka të gjitha autorizimet të sigurojë vazhdimësi të politikave dhe proceseve nga interesi i vendit dhe qytetarëve, në mesin e së cilave ka edhe thellimi i bashkëpunimit me Federatën Ruse dhe se të gjitha proceset e nisura të diplomatëve nga të dyja vendet, veçanërisht projektet me interes të përbashkët të iniciuar nga Komisioni Ndërqeveritar për Bashkëpunim Ekonomik-Tregtar dhe Teknik-Shkencor mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse do të vazhdojnë të realizohen në pajtueshmëri me planet dhe dinamikën e dakorduar.

Next Post

Grubi me super lajm për administratën: Ju njohim fakultetet dhe ju mundësojmë avansim

LAJM SUPER I MIRË që sjell 100% realizim të programit të premtuar nga ana e jonë në zgjedhjet e vitit 2016:   Ashtu siç premtuam edhe dje, por edhe më herët, sot në Kuvend i ndryshuam ligjet për të punësuarit në administratë dhe në sektorin publik.   Këto ndryshime mundësojnë: […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: