Marrëveshja e Ohrit: Simbol i paqes, stabilitetit dhe barabarsisë

vull

Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se përvjetori i 19-të vazhdon ta gjejë Marrëveshjen e Ohrit të kontestuar nga shumë aktorë dhe parti politike shqiptare dhe maqedonase, me qëllim të devalvimit sa më të madh të këtij dokumenti të madh për vendin. Kontestimi dhe devalvimi i Marrëveshjes së Ohrit vazhdon të vijë nga të njejtat forca destruktive që gjithmonë kanë preferuar paqartësi dhe mosmarrëveshje, në vend të qartësisë dhe marrëveshjeve. Për këta forca, Marrëveshja e Ohrit edhe më tutje do të vazhdoj të kontestohet dhe devalvohet dhe se nuk do të ketë marrëveshje që do të mund të kënaq apetitet e këtyre forcave destruktive.
Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se Marrëveshja e Ohrit erdhi si rezultat i një lufte shumë vjeçare të popullit shqiptar për barazi të plotë dhe demokraci reale kundër një aparati shtetërorë me mentalitet monist, i përkrahur fuqimisht nga ish UDB – ja jugosllave dhe Millosheviqi, për ruajtjen e privilegjeve të një grupi si sundimtarë të Maqedonisë kundrejt popujve të shtypur, në radhë të parë shqiptarëve si shumicë. Marrëveshja e Ohrit ishte një projekt ndërkombëtar që sado pak Maqedonisë i dha mundësinë të zgjidh problemet paqësisht dhe të konsolidoj demokracinë.
Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se edhe pse me vonesa të mëdhaja, pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit u rrumbullaksua me ligjin për përdorimin e gjuhëve, mirëpo fryma e kësaj marrëveshje do të jetë gjallë deri në arritjen e barabarsisë së plotë nëmes maqedonasve dhe shqiptarëve si dhe arritjen e demokracisë së mirëfilltë në Maqedoninë e Veriut. Opinioni duhet të kuptoj se zvarritja kaq e gjatë e implementimit të kësaj marrëveshje ndodhi përshkak të riorganizimit dhe formimit të klaneve të interesit qe u lidhën fortë mes veti dhe që përdorën mekanizma dhe lojra të ndryshme për ta sabotuar këtë marrëveshje. Bisedat për formimin e qeverisë së re nëmes forcave progresive në vend do tju japi fund këtyre sabotimeve dhe sjelljeve artificiale tridhjetëvjeçare në vend, dhe se Marrëveshja e Ohrit do jetë një projekt i rumbullaksuar dhe i implementuar edhe në substancë edhe në frymë dhe se do të krijohet hapsirë për një zhvillim normal të shtetit.
Next Post

BDI – LSDM: Konfirmuam parimet e koalicionit qeverisës

Konsultimet në nivele të ndryshme midis BDI dhe LSDM vazhdojnë edhe sot. Parimet mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme janë konfirmuar, dhe ato janë komunikuar para opinionit disa herë. Ne po përgatitemi për hapat e lltonë të ardhshëm, siç është përgatitja e një programi të detajuar të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: