Martens: “Dreksler Majer” nuk do ta braktisë Maqedoninë

vull

Mund të konfirmoj se “Dreksler Majer” nuk do ta braktisë vendin dhe se investitorët e huaj e marrin parasysh Maqedoninë si vend për investim, e cila ka perspektiva të mëdha në këtë fushë, porositi sot Patrik Martens, kryetar i Odës ekonomike gjermane në Maqedoni.

Ai paralajmëroi se ka kompani gjermane të interesuara që duan të investojnë në Maqedoni, si dhe kompani që janë të interesuara të investojnë në hulumtim dhe zhvillim dhe theksoi se do të ketë investime, në të cilat kërkohet nivel i lartë i mjeshtërive inxhiniere.

“Tregu i punës është shumë i rëndësishëm gjatë vendimmarrjes së kompanive të huaja, nëse do të investojnë në vend apo jo, ndërsa fakti që ndonjë kompani e madhe automobilistike e ka marrë rajonin parasysh për investimet e saj është shenjë se punoni mirë. Fakti që është zgjedhur ndonjë vend tjetër nuk do të thotë se duhet të dekurajoheni, por të punoni më mirë, sidomos nëse merret parasysh tregu i punës, sepse ka ndikim të madh mbi vendimmarrjen e investitorëve të huaj”, deklaroi Martens në Odën ekonomike të Maqedonisë.

Theksoi se në hulumtimin që e publikuan dje u tregua se nuk mund të kënaqën njëjtë të gjithë investitorët e huaj dhe shtoi se 50 për qind e investitorëve kanë qenë të kënaqur. Porositi se vendi duhet vazhdimisht të punojë në përmirësimin e tregut të punës që ta përmirësojë përqindjen e investitorëve të huaj.

Zëvendëskryeministri Angjushev theksoi se në bisedë kanë marrë pjesë të gjithë ministrat e sektorëve ekonomikë dhe se bashkërisht i kanë analizuar shifrat e anketës që dje i publikuan Oda ekonomike gjermane në Maqedoni.

“I kemi determinuar qartë të gjitha problemet që kanë shkaktuar disa shifra në anketë që të jenë negative. Shkaqet kryesore për shifrat negative në ankesë i përkasin pjesës se duan politikë pak më të parashikueshme në ekonomi, gjegjësisht të informohen me kohë për ndryshimet në politikën tatimore dhe në pjesën e rrogës minimale, ndërsa shprehën edhe nevojë që shërbimet doganore të jenë të përshtatshme me ato evropiane”, theksoi Angjushev.

Precizoi se në anketë është treguar se 78 për qind e investitorëve gjermanë do të investonin sërish në vendin tonë, 48 për qind e kompanive do ta rrisin qarkullimin në vitin 2019, ndërsa vetëm 15 për qind do ta ulin. Eksportin e shtetit tonë do ta rrisin 41 për qind të kompanive, ndërsa vetëm shtatë do ta ulin, ndërsa 39 për qind e kompanive të anketuara do ta rrisin numrin e të punësuarve në vitin 2019 kundrejt 10 për qind, që do ta ulin.

Next Post

Danimarka ratifikon Protokollin për anëtarësimin e RMV

Në Parlamentin e Danimarkës pa asnjë votë kundër e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. “Vendimet e vështira që u miratuan janë për të ardhmen. Hyrja në NATO nuk do të thotë vetëm siguri dhe stabilitet, por me vete sjell edhe avancim, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: