Mas me mesazh për Zaevin: Jeni burim shprese për shumë konflikte të pazgjidhura në botë, reformator dhe europian

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mas, ndërsa i dha Çmimin për të Drejtat e Njeriut 2020 kryeministrit Zoran Zaev në Berlin, tha: “I dashur Zoran, ju i keni dhënë shpresë një brezi të tërë që ishte lodhur nga nacionalizmi dhe një politikë konfrontuese që ishte përqendruar më shumë në të kaluarën sesa në të ardhmen.

Ju u bëtë udhëheqësi i një uniteti kombëtar dhe lidhjes me Europën. Ju forcuat sundimin e ligjit dhe luftuat për një gjyqësor të pavarur, korrupsionin, sollët dinjitet … dhe ky ishte hapi i parë në rrugën drejt Evropës.

“Ju keni futur shpresë në shumë konflikte të pazgjidhura në këtë botë. Jam i nderuar t’i paraqes çmimin një reformatori, një politikani largpamës dhe mbi të gjitha, një evropiani.”

Next Post

11 Libra shkencorë, 5 libra të përkthyer, 31 Punime shkencore, 37 pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare, kjo është CV-ja e pasur e Prof. Dr. Qani Nesimi, kandidat për Reis të BFI-së

Kandidati më serioz për Reis të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prof. Dr. Qani Nesimi vjen me një CV të pasur nga bota akademike, fokusuar në çështjet e religjionit. Biografia e tij shkencore numëron 11 libra të botuar, 5 libra të përkthyer, 21 punime shkencore dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: