Në interesin më të mirë është të sigurohet vazhdimësi në mësimin për çdo fëmijë në vend në kushte të pandemisë. Për atë qëllim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizoi donacion prej 1.000 tabletëve të cilët i ka siguruar “Makpetrol” AD, ndërsa janë të dedikuara për nxënës të cilëve pajisjet u janë të nevojshme për ndjekjen e mësimit online. Tabletët janë të dhuruar drejtpërdrejt në komunat që do t’i shpërndajnë në shkollat. Falënderim i madh për këtë gjest human të kompanisë dhe për përgjegjësinë shoqërore.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me vetëqeverisjet lokale dhe me kompanitë dhe partnerë të tjerë, vazhdon të punojë me përkushtim në sigurimin dhe përmirësimin e kushteve për mësim me qëllim që çdo fëmije t’i sigurojë qasje të pandërprerë në arsim.