MASH: Krijojmë arsimim që e zhvillon potencialin e çdo vajze dhe djali – Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Shkencëtarëve të rinj

vull

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e uron Ditën Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave Shkencëtare – 11 Shkurti dhe i bashkëngjitet  shënimit të tij.

 

Angazhimet dhe përparësitë kryesore të MASH-it janë të krijojë  arsimim përmes të cilës çdo fëmijë do ta arrijë potencialin e tij të plotë dhe do t’i zhvillojë afinitetet e tij, por edhe i cili do ta forcojë barazinë gjinore dhe multikulturalizmin. Mu për këtë me konceptin e ofruar për herë të parë në fokusin e sistemit arsimor vendosen nxënësit që do të kenë të drejtë të zgjedhjes atë që më së shumti dëshirojnë ta mësojnë. Qëllimi ynë kryesor dhe i vetëm është që t’i sigurojmë arsim fillor cilësor çdo vajze dhe djali, që është baza për zhvillimin e mëtejshëm intelektual dhe personal.

 

Si mbështetje të nxënësve të talentuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës realizon disa aktivitete me të cilat vlerësohet dhe stimulohet punën e tyre dhe rezultatet e arritura. MASH-i do të vazhdojë edhe në të ardhmen me krijimin e  dhe përparimin e  politikave të reja ekzistuese për mbështetje të nxënësve të talentuar, me qëllim që të mundësojë realizimin e plotë të potencialit të tyre dhe stimulimin për investimin e njohuritë dhe aftësive të tyre në zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Përveç se nxënësit e talentuar, me propozim të mësimdhënësit të grupit klasor, përkatësisht kujdestarit të klasës, ndërsa me vendim të Këshillit të Mësimdhënësve mund të përparojnë më shpejt, por më së shumti deri në dy herë gjatë kohës së shkollimit të kalojnë në klasën e ardhshme, për nxënësit me inteligjencë mbi mesatare organizohen edhe aktivitete shtesë, përkatësisht pasojnë benifite shtesë. Për shembull, organizohet mësimi plotësues në grupe ose individuale për nxënës të talentuar, ndërsa ligjet parashikojnë që këshilli i mësimdhënësve të përgatitë program të veçantë për punë me nxënës të talentuar. Nxënësit përgatiten për të marrin pjesë në gara nga ana mësimdhënës mentorë.

 

Nga ky vit shkollor 2020/2021 është hapur Gjimnazi Matematiko – Informatikë në Shkup si shkollë e specializuar ku me programe të veçanta arsimohen nxënësit e talentuar në fushën e matematikës, fizikës dhe informatikës.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës çdo vit ndan bursa për nxënës të talentuar nga shkollat ​​e mesme dhe atë veçmas nga 100 bursa për nxënës të talentuar sportist dhe 100 bursa për nxënës të talentuar në fusha të tjera. Shuma mujore është 2,970 denarë dhe paguhet për 9 muaj në vit.

MASH-i ndan edhe kompensim i njëhershëm me para për nxënësit që do të fitojnë vendin e parë në garën shtetërore në cilën do lëndë të organizuar nga shoqatë e akredituar e mësimdhënësve (shuma është 50% e pagës mesatare neto në vend ), si dhe kompensime të njëhershme me para për fitimin e vendit të parë, të dytë ose të tretë në garën ndërkombëtar në lëndën matematikë dhe shkencat natyrore (50%, 40% gjegjësisht 30% të pagës mesatare neto në vend, në varësi të vendit të fituar ). Gjithashtu ndahet edhe kompensim mujor me para për fitimin e medaljes të olimpiadës ndërkombëtare shkencore (12 muaj në vit, 12,000 denarë për fitimin e medaljes së artë, 10,000 për medaljen e argjend dhe 8,000 denarë për medalje e bronzit).

 

Nxënësit që do ta fitojnë vendin e parë në kuadër të garës shtetërore – Lideri i profesionit (garë midis nxënësve nga shkollat ​​e mesme profesionale), gjithashtu fitojnë kompensim të njëhershëm me para në shumë prej 50% të pagës mesatare.

 

Në periudhën e fundit, nxënësit më shpesh përfshihen edhe në programet e Fondit të Inovacionit, si dhe programe të krijuara në bashkëpunim me partnerët dhe organizatat ndërkombëtare siç është programi UPSHIFT i krijuar në bashkëpunim me UNICEF-in, ku mbështetet krijimtaria e tyre dhe stimulohet angazhimi për përparim.

 

Të rinjtë janë pjesë e tërë këtij procesi përmes grupit të ri të formuar MASH-RINIA përmes të cilës japin kontributin e tyre në definimin e masave dhe aktiviteteve të reja.

 

Next Post

Zëvendëskryeministri Bytyqi, ambasadorja Gallovej dhe koordinatorët e përhershëm të OKB Duxhak dhe UNDP Sahakjan në takim me kryetarin e Kuvendit Xhaferi - Fillon faza e parë e krijimit të Strategjisë kombëtare të zhvillimit

Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, së bashku me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçëll Gallovej, koordinatoren e përhershme në OKB, Rosana Duxhak dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së Narine Sahakjan, sot realizuan takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: