MASH: U janë dhënë rekomandime institucioneve arsimore për mbrojtjen e nxënësve, studentëve dhe punonjësve nga Korona-virusi

vull

Në përputhje me konkluzionet e miratuara në seancën e 11-të të djeshme të Qeverisë lidhur me mbrojtjen e shëndetit publik në kushte të përhapjes së shpejtë të korona virusit në nivel global, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e informon se në shkollat fillore dhe të mesme, universitetet, institucionet shkencore publike dhe institucionet tjera në vend janë dhënë udhëzime detale për veprim me qëllim të mbrojtjes së nxënësve, studentëve dhe punonjësve nga infektimi i mundshëm dhe përhapjes së mëtejshme të këtij virusi.

 

Në fakt, përpos organizimit të ligjëratave edukative që ndërlidhen me mënyrat për parandalim nga korona-virusi, udhëzimet për veprim kërkojnë që institucionet arsimore t’i prolongojnë udhëtimet dhe ekskursionet e planifikuara të nxënësve, studentëve dhe punonjësve në Republikën e Italisë.

 

Po ashtu, institucionet arsimore nevojitet që brenda afatit më të shkurtër kohor (me telefon/në formë elektronike) të sigurojnë informacione nga punonjësit, nxënësit dhe studentët e tyre nëse gjatë dy javëve të fundit kanë udhëtuar ose qëndruar në ndonjë nga këto rajone: Lombardi, Veneto, Emilia Romanja, Piemonte në Itali si dhe Kinë, Hong Kong, Iran, Japoni, Maku, Filipine, Republikën e Koresë, Singapor dhe Tajvan.

 

Personat që do të japin informacion konfirmues duhet që mos të shkojnë në punë, respektivisht të mos marrin pjesë në procesin e mësimdhënies derisa nuk marrin instruksione adekuate, gjegjësisht këshilla për hapat e ardhshëm që duhet t’i ndërmarrin varësisht nga situata dhe plani i institucioneve kompetente të shëndetit dhe Qeveria.

 

Ndërkohë, drejtoritë e shkollave, universiteteve, institucioneve shkencore publike dhe të gjitha institucionet tjera të ngritin higjienën ne nivel më të lartë në të gjitha ambientet ku ka frekuentim të shpeshtë të njerëzve.

 

Next Post

BDI adapton fushatën zgjedhore me zhvillimet e fundit në aspektin e shëndetit publik

BDI adapton fushatën zgjedhore me zhvillimet e fundit  në aspektin e shëndetit publik Zëdhënësi i SHQZ të BDI-së, Bujar Osmani: Të nderuar përfaqësues të mediave Sot kishim për qëllim të mbajmë pres konferencë të rregullt tema ishte edhe e  paralajmëruar deri tek ju për rritjen e ndihmave sociale dhe pensioneve, por pas mbledhjes së mbajtur të mëngjesit në parti me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: