Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

MASHT: Lojërat në rrjetin global të Internetit janë karakterizuar si lojëra me rrezik potencial për shëndetin e tyre

2 min read

Lidhur me informacionet që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e nxënësve në lojërat që qarkullojnë në rrjetin global të Internetit, e të cilat janë karakterizuar si lojëra me rrezik potencial për shëndetin e tyre dhe shëndetin e njerëzve në rrethin e tyre, Ju informojmë se Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ndjek situatën dhe në bashkërendim me institucionet e tjera ndërmerr aktivitete përkatëse për përcaktimin e shkaqeve të rastit në njërën nga komunat si dhe për parandalimin e shfaqjeve eventuale të rasteve të reja përmes qasjes shumë sektoriale.

 

Shkollat fillore dhe të mesme në vend morën udhëzime për punën e mëtejshme të shërbimeve pedagogjike-psikologjike, mësuesve, si dhe përfshirjen e prindërve dhe fëmijëve në aktivitete. Ju informojmë se shkollave u janë dhënë udhëzime se janë të detyruara të rrisin shkallën e kujdesit dhe ndërveprimit me nxënësit duke përfshirë kujdes për realizimin e komunikimeve nëpërmjet internetit dhe njëkohësisht rritjen e komunikimit individual me nxënësit

 

Është dhënë udhëzim që përmes punëtorive në grup në tema të këtilla të organizuara nga shërbimet profesionale te shkollave, nxënësit të informohen për rreziqet e mundshme të pjesëmarrjes në këtë lojërave, si dhe të intensifikojë komunikimin me familjet e nxënësve duke organizuar takime dhe mbledhje prindërore, me qëllim të parandalimit në kohë nëse te individëve ose grupeve të veçanta vërehen sjellje që devijojnë nga të zakonshme dhe që kanë indikacione se mund të ndërmerren veprime të dëmshme nga nxënësit ndaj vetes së tyre, ndaj shokëve, mësuesve ose personelin tjetër të shkollës

 

Shkollat janë të detyruara të risin nivelin e ndërveprimit me nxënësit përmes organizmit të punëtorive në grup për tema përkatëse nga ana e shërbimeve profesionale dhe, njëkohësisht të intensifikohet komunikimin me familjarët e nxënësve përmes organizimit të mbledhjeve prindërore me qëllim të parandalimit në kohë nëse te individë ose grupe të caktuara vërehen sjellje që devijojnë nga sjelljet e zakonshme, apo dhe nëse vërehen indikacione se individi do të ndërmarrë veprime të padëshiruara për veten e tij, për shokët e klasës, mësuesit ose punonjësit e tjerë në shkollë.