Mbajtja e maskës mbrojtëse e obligueshme, për mosmbajtje edhe në vend të hapur gjobë prej 20 eurove

vull

Mbajtja e mbrojtjes në fytyrë bëhet e obligueshme për qytetarët me ndryshimet e reja të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, që mbrëmë i miratoi Kuvendi. Kjo masë do të vlejë për lëvizje në vendet publike dhe sipërfaqet e llojit të hapur dhe të mbyllur, në tregje, në transport publik dhe gjatë hyrjes në hapësira të mbyllura si institucionet shtetërore, marketet, dyqanet, bankat, postat, korridoret, institucionet shëndetësore etj, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Qytetarët, siç potencohet, do të duhet të mbajnë maskë respiratore, maskë kirurgjike për përdorim të njëfishtë, maskë të tekstilit e ripërdorshme, shall të mëndafshtë, shall nga pambuku dhe ngjashëm.

Masa nuk do të vlejë gjatë aktiviteteve sportive në hapësirë të hapur ose në vend të mbyllur me respektim të protokolleve specifike për mbrojtje, gjatë vozitjes në automjet udhëtues privat nëse shoferi është vetë ose me persona me të cilët së bashku jeton, gjatë qëndrimit në oborr të shtëpisë familjare, ose në një objekt hotelerik me respektimin e protokolleve për mbrojtje. Masat për mbajtje të maskës nuk vlejnë për personat më të vegjël se gjashtë vjet dhe personat me nevoja të veçanta dhe me pengesa në zhvillim. Për mosmbajtje të maskës në vend të hapur është parashikuar gjobë në para prej 20 eurove, informojnë nga Ministria dhe apelojnë që qytetarët t’i respektojnë masat për mbrojtje nga Kovid-19.

Mbajtja e maskës, mbajtja e distancës fizike dhe larja e duarve janë masat e vetme të cilat mund ta parandalojnë përhapjen e virusit. Të bëhemi përgjegjës dhe të vetëdijshëm, ta ruajmë shëndetin tonë, por edhe shëndetin e më të afërmve tonë, potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Next Post

Dimitrov dhe Nuredini morën pjesë në mbledhjen e 5-të të Komitetit të Monitorimit Sektorial

Zëvendëskryeministri për  Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov bashkë-kryesoi sot takimin e 5-të të Komitetit të Monitorimit Sektorial për Mjedisin Jetësor në kuadër të  IPA II. Programi shumëvjeçar operacional për 2014-2020 në sektorin e mjedisit jetësor  dhe  veprimit të klimës ishte fokusi kryesor i takimit. Bëhet fjalë për  një portofol me 47 […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: