Mbeturina të papastruara – deklarimet e eksponentëve të BDI-së vazhdojnë të jenë mashtruese dhe manipulative në të gjitha dimenzionet

vull

Sot, koordinatori i këshilltarëve të PDSH-së në Komunën e Tetovës, Adnan Bilalli mbajti konferencë për media që ekspozoi një mashtrim të eksponentëve të BDI-së. Më poshtë gjeni linkun e videos dhe transkriptën e plotë të fjalimit.

https://youtu.be/HkWVpjKPlgQ

“Deklarimet e eksponentëve të BDI-së vazhdojnë të jenë mashtruese dhe manipulative në të gjitha dimenzionet. Mbrëmë në një emision debativ përfaqesues të BDI-së në vazhdimësi ashtu si dinë më së miri deklaruan se Tetova nuk ka mbeturina të papastruara. Sot ju kemi thirrur që të jeni dëshmitarë të mashtrimit të BDI-së. Këtu në këtë rrugë, në këtë pjesë të qarkullimit të qytetarëve dhe të kësaj zone ekonomike të Tetovës kemi një grumbull të mbeturinave që me siguri qëndrojnë me javë të tëra. Deponi të tilla ka në shumë pjesë të Tetovës si rezultat i mosangazhimit dhe mospunës së Komunës së Tetovës.

BDI dymbëdhjetë vjet të plota udhëhëq me Ministrinë e Ekologjisë dhe nuk ka realizuar asnjë projekt ekologjik, asnjë deponi regjionale në pjesën ku jetojnë shqiptarët.

Deponia “Rusino” funksionon pa asnjë standard ekologjik dhe është vatër e dëmtimit të shëndetit të qytetarëve dhe ndotje të hapësirës dhe tokës së fshatrave dhe banorëve  për rreth saj.

Në çdo fshat apo vendbanim të Pollogut kemi deponi të egra ndërsa Ministria e Ekologjisë nuk merr asnjë veprim për eliminimin e tyre.

Thërasim BDI-në dhe autoritetet lokale që të marrin veprime konkrete për pastrimin e deponive të egra në Tetovë dhe vendbanimet për rreth.”

Adnan Bilalli, Koordinator i këshilltarëve të PDSH-së në Komunën e Tetovës

Next Post

BDI mban premtimin, Xhaferi, Bekteshi, Jaoski dhe Memeti prezent në asfaltimin e rrugëve në fshatrat e Krushevës

Nuk do të ngelët asnjë rrugë shqiptare e pa asfaltuar! kështu u shpreh sot në përurimin e asfaltimit të rrugës Aldence – Nerov të komunës së Krushevës, drejtori i NP” Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti Memeti gjithashtu tha se përpos lidhjes së këtyre fshatrtve shqiptare në Krushevë do të asfaltojë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: