Mbrojtja e trashëgimisë kulturtore, rinia dhe eurointegrimet – tre shtyllat kryesore në mandatin e ministres së Kulturës, Stefoska

vull

Para nesh vijon periudha kur secili kontribut është i rëndësishëm, i pritur dhe i nevojshëm. Urdhëroni, bashkangjituni, theksoi ministrja e Kulturës Irena Sefoska në konferencën e sotme për shtyp para gazetarëve, duke i prezantuar qëllimet dhe vizionin e Ministrisë për periudhën e ardhshme të për mbajtura në letrën e mandatit që e ka marrë nga Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev.

Në konferencën për shtyp e cila u mbajt në oborrin e Ministrisë së Kulturës në pajtim me protokollet dhe respektimin e masave për mbrojtje nga virusi korona, Stefoska theksoi se mbrojtja e trashëgimisë kulturore, eurointegrimet dhe rinia janë tre shtyllat kryesor në Programin e Qeverisë dhe në mandatin e saj si ministre e Kulturës.

“Siç thuhet në letrën e mandatit tim, në domethënien e jashtë zakonshme të fjalës “ministër” është shërbimi në interes të qytetarëve. Unë dhe ekipi im në këtë drejtim kemi mision fisnik dhe përgjegjës për shkak se kultura dhe arti nuk njohin kufij dhe nuk i ndajnë njerëzit, as në bazë etnike ,partiake, e as sipas gjinisë, gjeneratës ose cilës do përkatësi.  Dokumenti kyç që i definon bazat e misionit tone në kulturë është Strategjia nacionale për zhvillim në kulturë 2018-2022, që u votua në Kuvend pa asnjë votë kundër. Kjo nën kupton sigurimin dhe modernizimin e kushteve për punë të institucioneve, në skenën e pavarur dhe të individëve”, theksoi ministrja e Kulturës Stefoska.

Ajo theksoi se për kujdesi esencial për pasurinë e paluajtshme, të luajtshme dhe jo materiale është maja e prioritetit dhe të kabinetit të saj ministror, dhe njëra nga kërkesat kyçe edhe të BE-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut është pikërisht mbrojtja e trashëgimisë kulturore.

Stefoska në fjalimin e saj para gazetarëve u përqendrua në obligimet ndaj UNESKO-s, Ohrit dhe Rajonit të Ohrit dhe rikujtoi se si kryetare e mëparshme e Komisionit të Kulturës në Kuvend, ishte inicatore për organizimin e debatit mbikëqyrës, për Rajonin e Ohrit, prej të cilit dolën 22 konkluzione. Ajo theksoi se jo më pak e rëndësishme është që në kuadër të Programit për shpalljen e jubileut të ngjarjeve historike dhe personave eminent për periudhën 2020-2021 të sesionit të 40 të Konferencës së përgjithshme të UNESKO-s u konfirmuan dy jubile të propozuar nga shteti ynë.  Së bashku me UNESKO-n, këtë vit rikujtojmë “50 vjetorin e vdekjes së Parashqevi Qiriazit” që ka kryesuar me Këshillin e unifikimit të gjuhës shqipe në vitin 1908 në Manastir, ndërsa përsëri UNESKO na shoqërohet në jubileun 100 vjet nga lindja e kolosit të gjuhës maqedonase dhe letërsisë, Bllazhe Koneski.

Ministra e Kulturës, duke u përqendruar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, theksoi se detyra e saj e parë si ministre është se mundëson themelimin e sistemit efikas për mbrojtjen e trashëgimisë kulturor edhe me shumë mund, së bashku me ekipin dhe institucionet, që të punojë në çkryqëzimin e raportit vandal ndaj trashëgimisë tonë, për shkak se njëra e tillë të gjithëve na çon në dështim.

“Edhe njëherë pas ardhjes time në detyrë, nga institucionet kompetent kërkova të dhëna të hollësishme dhe analiza për kishën “ShënGjergi” në Kurbinovo, ku pas 7  vjetëve të përpilimit të projekteve,  deri tani janë realizuar vetëm mbrojtja e konstruksionit të kulmit dhe preventivë në pikturat e murit, edhe pse me dekada jemi dëshmitarë për gjendjen e tmerrueshme në të cilën gjendet kisha .Merreni me mend, flas për të mira kulturore nga shekulli 12, me vlerë botërore!”,theksoi ministrja e Kulturës Stefoska.  Ajo para gazetarëve shprehi habi, përse në dekadat e fundit kisha “Shën Gjergji” nuk ka qenë deri tani e shpallur nga institucionet kompetente si trashëgimi kulturore në rrezik, edhe pse Ligji për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore atë e imponon. Stefoska theksoi se statusi i tillë, e mira në rrezik, domethënë që të mobilizohen të gjitha resurset profesionale dhe materiale në vend dhe të përfshihen ekspertët ndërkombëtar dhe resurset për zgjidhje të përhershme të problemit.

Pse deri tani nuk është zbatuar kjo qasje edhe për të gjitha të mirat të tjera të rrezikuara me domethënie botërore dhe nacionale, p.sh. aktual është rasti edhe me manastirin “Shën Mërisë”, në Mateç, edhe pse në vitin 2017г, Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kanë ngritur iniciativë për shpalljen e tij si e mirë kulturore në rrezik.

Ajo para gazetarëve theksoi se nuk do të harrohen as përmendoret e LNÇ-së që janë njësoj segment i rëndësishëm në memorien tonë kulturore.

“Para10 ditëve, unë kërkova nga Sektori në Ministri që të përgatitet një listë e monumenteve nga Lufta Nacionalçlirimtare, në territorin e të gjithë vendit, të cilat do t’i vizitoj personalisht për të parë në çfarë gjendje janë.  Sepse antifashizmi është vendosur në shtetësinë tonë, dhe Evropa e pasluftës është e ndërtuar mbi themel antifashiste. “Brezat e rinj meritojnë të rriten dhe të zhvillohen me vlerat e antifashizmit,” tha Stefoska.

Në fjalimin e saj, ajo theksoi se ekziston bashkëpunim për revitalizimin e zonës  në qendër të qytetit pas dëmit të shkaktuar nga “Shkupi 2014” me Qytetin e Shkupit, dhe sipas programit të Qeverisë për këtë qëllim është planifikuar të shpallë një konkurs ndërkombëtar.

Procesi i integrimit të Republikës së Maqedonisë  së Veriut në Bashkimin Evropian për Ministrinë e Kulturës është një “erë në varrë” , sepse shtylla e dytë në programin e Qeverisë dhe këtij Kabineti, siç theksoi Stefoska, është pikërisht integrimi evropian.  Ajo theksoi se në institucionet e Komisionit Evropian kemi dyer të hapura për çdo lloj bashkëpunimi dhe ndihme, në aspektin administrativ, programor, të kuadrit dhe financiar,kurse para dy ditëve më parë në takim me përfaqësuesit e lartë të Delegacionit të Komisionit Evropian në vend u ra dakord për disa specifike hapat “Në negociatat e pranimit, kultura është në Kapitullin 26. Ne do të punojmë pa ndërpre për të hapur dhe mbyllur me sukses këtë kapitull,” tha Stefoska.

Në realizimin e vizionit tonë për një kulturë moderne, natyrisht autentike, e thurur me ngjyrat e të gjitha bashkësive etnike në vend, na duhet energjia dhe kreativiteti i të rinjve, me të cilën Ministrja e Kulturës njoftoi se të rinjtë janë shtylla e tretë në punën e këtij kabineti dhe Qeveria, siç thuhet në letrën e mandatit nga Kryeministri për të.

Nga pyetja e  gazetarit, Ministrja e Kulturës Stefoska sqaroi se konkurset e reja Vjetore për mbështetjen e projekteve me interes kombëtar do të shpallen në përputhje me ligjin e vjetër për kulturë, por siç tha ajo, tashmë po punohet për përkryerjen e kritereve për vlerësimin e aplikimeve në Konkurset Vjetore .

Stefoska theksoi se është me rëndësi të veçantë në Kuvend  të miratohet Ligji i ri për Interesin Publik në Kulturë sa më shpejt të jetë e mundur, i cili, ndër të tjera, e  ndryshon modelin e financimit në kulturë.

Sa i përket çështjeve të tjera, Stefoska theksoi se para ardhjes së vjeshtës dhe, në koordinim me të gjitha palët e tanguara, institucionet dhe Komisioni për Sëmundje Infektive punuan me përkushtim për të rihapur dhe funksionuar institucionet kulturore gjatë pandemisë globale. Protokollet për teatrot para gazetarëve u shpjeguan më hollësisht nga këshilltarja e Ministres së Kulturës Jasmina Nikulska e cila tha se gjatë ditës së djeshme në seancën e Qeverisë u miratuan protokollet e përgjithshme për mbajtjen e ngjarjeve brenda, të cilat i referohen si kinemave ashtu edhe teatrove. Nikulska vuri në dukje se institucionet nacionale në fushën e veprimtarisë së teatrit kanë detyrim të përgatisin protokolle individuale, sepse secili institucion ka specifikat e veta, sipas të cilave ato duhet të harmonizohen me protokollin e përgjithshëm të miratuar nga Qeveria. Sipas rregullave të përgjithshme për realizimin e ngjarjeve, duhet të përdoren vetëm 30% të kapaciteteve, nuk duhet të ketë pushime për të dalë në holl, shfaqjet duhet të zgjasin nga një orë në një orë e gjysmë, filtrat e kondicionerëve duhet të ndërrohen çdo 6 muaj etj.

Ministrja e Kulturës Stefoska para  gazetarëve sqaroi problemin me rrogat e vonuara në kulturë, për të cilat u informua publiku, u zgjidh dhe po zgjidhet me punë të pa ndërprerë në të gjitha shërbimet kompetente në Ministri.

“Me këtë rast, do të doja t’ju përkujtoj se pas 15 vitesh u nënshkrua një marrëveshje e re Kolektive në kulturë, e cila natyrisht ka hapësirë për të përsosur, dhe kështu të drejtat e punëtorëve në kulturë, për të cilat unë do të përpiqem gjithmonë. Për atë qëllim, dje kam formuar një grup pune nga specialistët më të mirë në vend të cilët me përfaqësues të sindikatave dhe shërbimeve në Ministri, “brenda një kohe ata do të shqyrtojnë mos përputhjet e mundshme ligjore të Marrëveshjes Kolektive”, tha Stefoska, e cila specifikoi për gazetarët se në korrik rrogat nuk u janë paguar 2 institucioneve nacionale dhe 11 atyre lokale, sepse ata nuk kanë dorëzuar ende dokumentacionin e nevojshëm sipas marrëveshja së re kolektive. Ajo tha se ndërkohë, ka filluar puna për pagimin e rrogave për gushtin.

Next Post

Ministri Shaqiri takon ministrin Milevski: Diskutojnë për reformat në administratë

Takim pune me ministrin e Vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski Bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive lidhur me reformat e administratës publike dhe digjitalizimit, ishin temat e diskutimit me ministrin e Vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski. U dakorduam se reformat duhet të vazhdojnë, me qëllim të profesionalizimit të administratës, e cila duhet të jetë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: