Mbyllen dy objekte gastronomike, arrestohen pronarët për shkak të shkeljes së Covid masave

vull

Më datën 15.12.2020 në ora 21:20 minuta, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 38-të vjeçarin nga Tetova D.S., objekti gastronomik i të cilit në rr. “Boris Kidriç” në Tetovë ka punuar me mysafirë pas orarit të punës dhe nuk i ka respektuar masat për ballfaqim me Covid-19. Objekti është mbyllur, kurse D.S. është në mbajtje në Stacionin Policor në Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet kallëzim përkatës sipas nenit 206 të Kodit Penal për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “mosveprim sipas udhëzimeve mjekësore gjatë epidemisë”.

Më datën 15.12.2020 rreth orës 22:50 minuta, nëpunës poilcorë të SPB Tetovë- Njësia për Punë të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria B.S. (27) nga f. Debreshë-Gostivar, për arsye se në objekti i tij ka qenë i hapur dhe në të ka pasur dhjetëra mysafirë. Ai është në mbajtje në Stacionin Policor në Gostivar dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës sipas nenit 206 të Kodit Penal. Objekti i tij gastronomik pa firmë është mbyllur nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Next Post

Mjegulla në Gjavatos dhe e Pletvar

Për shkak të mjegullës sot në mëngjes, ka shikueshmëri të zvogëluar në qafat malore Gjavato deri në 50 metra dhe në Pletvar nga 20 në 30 metra. Në rrugët e tjera në të gjithë vendin, trafiku është i pakufizuar në rrugë me lagështirë. Në pikat kufitare nga pala maqedonase nuk […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: