Mbyllet njëra hyrje e rrugës së Arbrit në Maqellarë, qarkullimi do nisë me përfundimin e plotë të…

vull

Pas lajmit të dhënë në Mat Tv një ditë më parë në lidhje me segmentin e ri të rrugës së Arbrit nga Ura e Çerenecit – Maqellarë, që asn nuk ishte e hapur dhe as e bllokuar, firma që e ka ndërtuar ka reaguar menjëherë. Ajo ka bërë të mundur bllokimin e hyrjes nga ana e Maqellarës, duke vendosur një element të madh prej betoni që pengon hyrjen e automjeteve. Por kjo ka sjellë probleme në këtë rrugë pasi mjetet që vijnë nga Bulqiza futen në urën e Gjoricës.

Ata përballen me mbylljen e daljes në Maqellarë duke bërë që të përballen me befasi dhe të detyrohen të kalojnë livadheve duke rrezikuar jetën. Drejtuesit e mjeteve shprehen se duhet vendosur sinjalistika që të lajmërojë ndalimin e hyrjes, megjithëse në atë rrugë futen për tek banesat e tyre edhe banorët e Gjoricës.

Të kontaktuar nga ana jonë përfaqësues të firmës që e kanë ndërtuar këtë segment të rrugës së Arbrit thanë se qarkullimi në të do të nisë vetëm kur të ketë përfunduar e gjithë puna.

Next Post

Davitkovski: Grubi e zgjodhi problemin shumëvjeçar të administratorëve

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik, Artan Grubi për më pak se tre muaj zgjodhi problemin shumë vjeçar të nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit K-5. Kështu ka deklaruar profesori Borçe Davitkovski në një emision debativ në Televizionin 24. “Artan Grubi e zgjodhi problemin me 1600 të punësuarit, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: