Mbrëmë (21.02.2021) rreth orës 00:40 minuta, nëpunës policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria A.A. (30) nga f. Bogovinë, objekti gastronomik i të cilit në f. Zherovjan ka punuar pas orarit të lejuar për punë dhe në të prezent kanë qenë 13 mysafirë dhe gjashtë shtetase të huaja. A.A. është në mbajtje në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës për ”mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore gjatë epidemisë”, në pajtim me nenin 206 të Kodit Penal.
Në obejktin gastronomik poashtu janë arrestuar edhe tri shtetase të huaja, nga të cilat dy nga Rusia dhe një nga Republika e Shqipërisë. Shtetaset e huaja e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik, përkatësisht kanë qëndruar në kundërshtim me qëlllimin dhe edhe ato janë në mbajtje në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.