Me 61 vota pro, Kuvendi miraton propozimin që Hisen Xhemaili të emërohet ministër për rregullavitën për përmirësimin e klimës investuese për kompanitë vendore

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi dy ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të kryeministrit Zoran Zaev: Nina Angellovska – ministre e financave e propozuar nga LSDM dhe Hisen Xhemaili – ministër pa resor i angazhuar për rregullavitën për përmirësimin e klimës investuese për kompanitë vendore, i propozuar nga BDI.

Për Angellovskën votuan 64 deputetë për dhe 18 kundër, ndërsa për Xhemailin votuan 61 deputetë për dhe 21 kundër. Kuvendi dotë vazhdojë seancën për zgjedhjen e zëvendësministrave: Kiril Kolemishevski, Elizabeta Naumovska dhe Nexhad Mehmedoviq. Në këtë seancë pritet të votohet edhe zëvendësguvernatori i Bankës Popullore, ku për një mandat të ri është propozuar sërish Fadil Bajrami.

Seanca parlamentare për plotësimin e kabinetit qeveritar të kryeministrit Zaev dje filloi dhe vazhdoi deri vonë me debate të ashpra midis pozitës dhe opozitës. Kjo e fundit kërkoi sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare, derisa kryeministri Zaev dhe deputetët e shumicës nënvizuan prioritetet që ka vendi në planin e anëtarësimit të plotë në NATO si dhe datën për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Next Post

Plas "Dajaku" në një xhami në Këçovë (VIDEO)

Gjatë ditës së premte në faljen e namazit të xhumasë në xhamin në fshatin Lisican, komuna e Plasnicës e cila gjendet në mes qytetit të Kërçovës dhe Prilepit ka ndodhur një përleshje fizike mes praktikuesve fetarë, sipas kësaj video që ka arritur të siguron portali Realiteti bëhet fjalë për qytetar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: