Me nderime të mëdha përkujtohen dëshmorët Naser Veliu dhe Nurije Zekaj

Kohanews Admin

Në përvjetorin e 31-të të vrasjes së dy dëshmorëve të kombit, Naser Veliu dhe Nurije Zekaj, në Gostivar është organizuar Manifestim përkujtimor, datë që përkon edhe me 40 vjetorin e Pranverës shqiptare, 1981-2021.

Z. Nevzat Bejta, pasi ka përshkruar shënimin e kësaj ngjarje me rëndësi për kombin tonë, ku mori pjesë edhe lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, z. Ali Ahmeti, ai ka përgëzuar organizatorët e këtij evenimenti përkujtues me në krye, z. Shefit Xhaferri, z. Luan Veliu, z. Bekim Adili, dhe z. Arsim Disha.

Postimi i plotë i Nevzat Bejtës:

Agjenda e manifestimit përkujtimor kushtuar dëshmorëve Naser Veliu e Nurije Zekaj, vijoi në Amfiteatrin veror të qytetit në Gostivar.

Evokuesit, zonj. Nafije Zendeli Ziberi, z. Agim Sulejmani dhe lideri ynë, z. Ali Ahmeti si bashkëveprimtarë të Naser Veliut e Nurije Zekaj, folëm mbi veprimtarinë kombëtare të dy dëshmorëve.

Edhe aktorja Vjollca Baftiu Zylbehari na ngjalli emocione me interpretimin e pozisë madhështore për Kosovën nga Ismail Kadare.

Pikërisht këtë vit bëhen 31 vite nga vrasja e Naser Veliut nga Gostivari dhe Nurie Zekaj nga Peja e Kosovës, si pasojë e një atentati të përgatitur në afërsi të Beogradit.

Ky aktivitet ishte si pjesë e manifestimit “40 Pranvera shqiptare (1981 – 2021)”. Përgëzoj organizatorët e këtij evenimenti përkujtues me në krye, z. Shefit Xhaferri, z. Luan Veliu, z. Bekim Adili, dhe z. Arsim Disha.

Next Post

Elheme Rexhepi i këndon Gurbetit

Elheme Rexhepi nga Skenderaj karrierën muzikore e ka filluar para tre viteve. Ka marrë pjesë kryesisht në ahengje familjare. Ajo ka dy këngë me klipe ndërsa ky është projekti i tretë. Bëhet fjalë për këngën Gurbeti që është finalizuar me tekst nga Ejup Shabani dhe muzikë nga Lulzim Sadiku. Ndryshe, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: