Megjithatë mësimi online zhvillohet pa ndërprerë në SH.F ‘Ismail Qemali’ nga 27 Mars

Blerand Rexhepi

Shkup, 29 prill – Polemika të mëdha sonte janë ngritur mbi atë se a po zhvillohet mësimi onlinë në shkollat shqiptare në vend, derisa akuza janë hedhur mbi ministrin e arsimit se jo të gjitha shkollat zhvillojnë mësimin online, shkruan gazeta KOHA.

Gazeta KOHA ka arritur të sigurojë material mbi atë se si po zhvillohet mësimi online pikërisht në shkollën fillore ‘Ismail Qemali’ në komunën e Çairit, derisa në linkun në vazhdim lirisht mund të shihen të gjitha materialet e vendosura nga secili mësimdhënës për mësimet që i kanë zhvilluar, gjë që kjo e demanton të gjithë bujën e krijuar sonte mbi atë se a po zhvillohet mësimi online në këtë shkollë apo jo.

Në këtë link mund të shihet qartë se mësimi në distancë realizohet që nga 26 Marsi i këtij viti:

https://shfkismailqemalichair.edu.mk/index.php/sq/m%C3%ABsimet/klasa-vi#njesia-metodike-7

Next Post

Policia bllokon ndihmat humanitare nga familja Zaev

Në një depo në rrugën Gjorgi Trajkov në Strumicë, ku po paketohen paketat humanitare, që janë donacion nga familja Zaev mbrëmë kanë hyrë efektivët e policisë dhe një prokuror publik. Policia është edhe sot para depove sot dhe shpërndarja e ndihmës humanitare, e destinuar për qytetarë e kategorive të ndjeshme […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: