Memeti: Pas mbarimit të rrugës industriale hapin rrugën deri te Kazerma në Tetovë (FOTO/VIDEO)

vull

Drejtori i NP” Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti sot ka inspektuar fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës industriale në Tetovë.

Kjo rrugë është mundësuar falë një bashkëpunimi mes NP “Rrugët e Maqedonisë” me drejtorin Bekim Memeti dhe komunës së Tetovës me Teuta Arifin, njofton TS.

SIpas drejtorit të NP” Rrugët e Maqedonisë”, pas përfundimit të kësaj rruge të rëndësishme, do të fillojmë edhe me hapjen e rrugës deri tek Kazerma e Tetovës që do të lirohet një arerie e mirë e Tetovës.

“Sot jemi këtu për të parë fillimin e punimeve të rrugës industriale, një rrugë afërisht 3 km me gjerësi 14 metra, rrugë e cila do të lidh një pjesë me Shkupin dhe Gostivarin. Kjo rrugë jo që do të ndryshojë pamjen Tetovës, por do të jetë edhe rruga lidhëse e dy qyteteve të rëndësishme. ku do të lehëtësojë komunikacionin. Pas përfundimit të kësaj rruge ne shpresojmë në një afat të shkurtër që të nisim edhe çeljen e rrugës deri tek Kazerma, ku do të hapet një arterie e mirë e Tetovës” u shpreh Memeti për TetovaSot.

Ndryshe, drejtori i NP” Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti që nga marrja e dytërs ka shtruar qindra kilemtora rrugë në viset shqiptare që vlen të theksohet edhe çarja e malit në komunën e Dollnenit.

Memeti deri tani nuk ka lënë komune shqiptare pa asflatuar, duke filluar nga Tetova, Gostivari, Bigovina, Zhelina, Struga, Kërçova, Saraj, Likova, Tearca dhe shumë rrugë tjera që janë në kopetencë të kësaj ndërmarrje./TS/

Next Post

Afrim Gashi u takua me Kryeparlamentarin Europian, z. David Sassoli

Dje, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ka realizuar takim me Kryetarin e Parlamentit Europian, z. David Sassoli. Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe kolegë tjerë deputetë, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, theksoi se vizita e të parit të Parlamentit Europian, është shenjë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: