Memishi nga Sllatina: Gëzimi i fitores s’do të jetë 17 Tetori por kur do t’i zgjidhim problemet e komunës!

Kohanews Admin

Ndërkaq, kandidati i Lëvizjes Besa për Kryetar të Komunës së Tearcës, Daut Memishi në fjalimin e tij para banorëve të Komunës së Tearcës ka thënë se Lëvizja Besa dhe ai si kandidat i saj do të angazhohet për një komunë më të pastër, pa mbeturina, me shërbime administrative cilësore dhe tërësisht transparente duke mos ndjekur e rrugën e paraardhësve të tij të cilët, jo vetëm që nuk bënë asgjë për komunën por e keqpërdorën deri në maksimum.
“Ashtu siç po afrohet dita e zgjedhjeve, po afrohet edhe ndryshimi në Komunën e Tearcës. Me ardhjen tonë në krye të Komunës, ne do të angazhohemi për një komunë për të gjithë qytetarët, sepse mbi të gjitha ky institucion ka nevojë për çlirim e jo uzurpim.

Nuk premtoj shumë sepse mjaft na premtuan tre mandate dhe nuk realizuan asgjë, unë mund t’ju premtoj vetem një gjë: Pastërti në gjithë fshatrat, shërbim cilësor në administratën komunale si dhe transparencë para gjithë qytetarëve. Ata përpiqen të kopjojnë jo vetëm programin tonë por edhe iniciativat tona. Megjithatë, një gjë të gjithë e dinë kopja mbetet gjithmonë më e zbehtë nga origjinali. Sllatinën por edhe fshatrat tjerë i lan pas dore, jo pse nuk mundnin të bënin diçka, por nuk dëshironin, sepse ata u kujdesën vetëm për interesat e tyre, u kujdesën vetëm për të rritur bizneset e tyre private. 0 transparencë, 0 punë për banorët, 0 investime të huaja, andaj më 17 Tetor t’ua vazhdojmë edhe më shumë 0 (zerot) dhe t’ju themi: Mjaft më, është koha për të punuar për qytetarët është koha për t’u treguar me vepra. Koha juaj ka përfunduar sepse qytetarët më kanë vendosur që komuna jonë njeherë e përgjithmonë të jetë në duar të sigurta.

Nuk kemi sllogane të bukura vetëm në fjalë, por ambientit dhe ekologjisë do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë duke e ruajtur atë dhe duke mos lejuar mbeturina në çdo lagje. Do të inicojmë riaktivizimin e klubeve futbollistike në rajonin tonë me të vetmin qëllim që rinia të jetë pjesë aktive e saj. Do të kujdesemi në maksimum për arsim cilësor të depolitizuar jo vetëm me fjalë por me vepra konkrete, prioriteti ynë kryesor në komunën tonë është hapja e një pallati të kulturës, këtë do ta arrijmë ta realizojmë nëpërmjet zv,ministrit tonë të nderuar Sedat Sulejmanit. Nuk do ta harrojmë çështjen kryesore që është në zemrën e Pollogut zhvillimin e bujqësisë, së shpejti me ndihmën e ministrit Hoxha do të hapet njësia rajonale e bujqësisë në komunën e Tearcës e cila do t’ua lehtësojë banorëve mënyrën e informimit dhe rregullimin e dokumentacioneve të nevojshme”, ka thënë Memishi duke përfunduar se:

“Qëllimi ynë në këto zgjedhje nuk është t’i zbukurojmë rrjetet sociale, por ta zbukurojmë vendin ku ne jetojmë, gëzimi më i madh i fitores nuk do të jetë me 17 tetor por atëherë kur do t’i zgjedhim problemet e komunës sonë”, përfundoi Memishi.

Next Post

Jaoski: Premtoj një mjedis të pastër, sistem arsimor më të mirë, sistem më të mirë shëndetësor dhe infrastrukturë moderne

Intervistë me Alija Jaoski, kandidat për kryetar të komunës së Plasnicës Kandidati i BDI -së për kryetar të komunës së Plasnicës, Alija Jaoski kërkon besim për një mandat të ri, edhe pse për një kohë të shkurtër ai drejton këtë komunë. Ai premtoi se do të punojë për të mirën […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: