Menduh Thaçi diasporës: “Ne nuk iu kërkojmë as centë e miliona, ato do t’i dërgojmë te familjet tuaja në vendlindje.

vull

Sonte, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi qëndroi në Studeniçan bashkë me aktivistët dhe strukturën e partisë.

Me qenë se vendi ynë ndodhet në prag të anëtarësimit në NATO, qytetarët e interesuar pyesin çka pas kësaj?

Kryetari iu drejtua qytetarëve duke siguruar ata që platforma e PDSH-së është e duhura për zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Zgjedhjet e 12 prillit janë mundësi shumë e mirë për të gjithë shqiptarët. Ne nuk dorëzohemi asnjëherë nga vendimmarrja me konsensus. Duhet të marrim shembullin e Belgjikës dhe Zvicrës që medoemos të aplikojmë demokracinë konsensuale. Unë jam luftëtari më i madh që shqiptarët mos i vendosin në kategorinë e minoritetit.”

Në këtë takim, Menduh Thaçi i dërgoi një mesazh diasporës shqiptare duke thënë që ai dhe PDSH-ja asnjëherë nuk kanë marrë as një cent nga ata. “Ne nuk iu kërkojmë as centë e miliona, ato do t’i dërgojmë te familjet tuaja në vendlindje.”

Next Post

Si u bë ikonë instagrami Elensio, vogëlushi shqiptar në Londër?

Keni dëgjuar ndonjëherë për fëmijët që e kanë qejf fashion-in? Të jesh minimodel e minibloger tashmë është bërë jo vetëm trend por edhe një mënyrë për t’i aktivizuar fëmijët në një fushë të bukur si te pozuar dhe fotoshooting. Mesa duket ata janë të lindur për t’u bërë pjesë e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: