Menduh Thaçi kishte të drejt, çdo herë ka patur të drejt, Bilall Kasami bëjë koalicion me PDSH-në!

vull

Në çdo kohë, kur Partia Demokratike Shqiptare, ishte pranë forcës së saj të shumë kërkuar, nga shteti dhe zagarët e saj inskenohej nga një rast për ta goditur këtë parti e cila ishte forcë për shqiptarët edhe në opozitë.

 

Po numërojnë rastet kur ka mundur të forcohet dhe kanë goditur vazalët dhe udbashët ndaj kësaj partie me kukullat e tyre!

Krijimi i Demokracisë së Re, e cila për një kohë të shkurtur u shua dhe shumë anëtarë të kësaj ‘shitore’ u rikthyen në bazë pasi kuptuan se qenë të manipuluar.

RDK-ja e Rufi Osmanit në vend që të bashkohet ajo doli e vetme në zgjedhjet komunale me cka vetëm betonoj fitoren e BDI-së, ndërsa në zgjedhjet parlamentore përjetoi fijasko.

Mbështetja e PDSH-së, ndaj Lëvizjes Besa e cila pati 5 deputet në zgjedhjet e fundit dhe këta të fundit nuk e pranuan mbështetjen e Thaçit në fakt tani po shihet se kush paska qenë kundër.

Bilall, ti dhe Menduhi mund të bëheni bashkë dhe të shporeni këtë të keqe që sot bëri koalicion vetëm për tu bërë deputet dhe jo për të rrëzuar një të keqe në të cilën janë thirrur cdo herë.

Bilall dhe Menduh tejkaloni vetveten dhe riktheni dinjitetin tetovarëve, kur ju do ta bëni këtë atëher edhe shqiptarët në Jabollcisht të Velesit, Kranjë të Prespës do të jenë të mbrojtur!

Next Post

Farizi: A e kuptuat sot se pse kalova nga ASH-ja tek Lëvizja BESA?

Pas zyrtarizimit të kolacionit ASH-Alternativa kanë vijuar një llum reagimesh në opinion. Mes reagimeve të shumta arrijten e koalicionit e ka komentuar edhe Lavdrim Farizi, ish aktivist i ASH-së që para disa kohe kaloi në Lëvizjen Besa. Ja çfarë shkruan ai: A e kuptuat sot se pse kalova nga ASH-ja […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: