Menduh Thaçi në manifestimin qendror në Gllogjan

vull

Kryetari i Partise Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi me ftesë të kryeministrit të Kosoves z.Ramush Haradinaj mori pjesë në manifestimin qendror që u mbajt në Gllogjan për nder të 21 vjetorit të epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe 20 vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të Nato-s kundër forcave pushtuese serbe.
Si përfaqesues i shqiptarëve nga Maqedonia Veriore, kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi perveç me kryeministrin Haradinaj u takua edhe me Presidentin e Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi, përfaqesuesin e familjes heroike të Jashajrave z.Rifat Jashari, gjeneral Daut Haradinaj, gjeneral Sulejman Selimi si dhe shumë personalitete tjere të rëndësishme të Republikes së Kosovës.
Z.Menduh Thaçi nderoi të rënët per liri si dhe të ndjerin Bacë Hilmi Haradinaj duke vendosur kurrore lule në varrezat e tyre.

Next Post

Ali Ahmeti: Lirinë e fituam me gjak, çlirimin e arritëm përmes NATO-s

Si sot, 20 vjet më parë, NATO-ja ndërhyri në Kosovë, duke bombarduar Beogradin dhe pikat ushtarake e policore të Serbisë, pasi nuk arritën të bindin kreun serb Sllobodan Millosheviq të ndalojë agresionin mbi Kosovën. Sipas kreut të BDI-së Ali Ahmeti ky vendim i SHBA-ve dhe aleatëve ishte sa i drejtë, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: