Menduh Thaçi nga Struga: Me PDSH jo vetëm që do pranohet zv.kryeministri por edhe ministri i punëve të brendshme”

vull

Sot, PDSH-ja mbajti tubim në Strugë ku ishin prezent kryetari i partisë Menduh Thaçi bashkë me bartësin e listës në zonën 5, z. Vasfi Doko dhe znj. Astrite Kaba.

Në fjalën e tij mes tjerash Menduh Thaçi u shpreh: “Ne padiskutim se do të jemi ngadhënjyes në këto zgjedhje. Padiskutim se prej nesh do të varet qeveria por diçka është e diskutueshme, të mundohemi popullit tonë t’i sqarojmë se sa më e madhe të jetë mbështetja, jo vetëm që ato do të pranojnë kushtin tonë për zv. kryeministër por do ta pranojnë për herë të parë Ministrin e Punëve të Brendshme shqiptar. Votat që ne i marrim si PDSH do të jenë përcaktuese për fuqinë politike dhe institucionale të shqiptarëve në RMV.”

Next Post

Vexhi Islami nga Tetova, bëhet pjesë e akademisë së futbollit të FC. St. Gallen

Xhaka, Xhemaili, Behrami, Shaqiri, Mehmedi, Tarashaj! Këto emra nuk janë të njerëzve të rëndomt, por janë emra të futbollistëve shqiptarë që kanë qenë dhe janë reprezentues të Zvicrës. Për shqiptarët në çdo cep të botës ishte krenari kur dëgjohej nga zëri komentuesve që Xhaka e Shaqiri me shokë shënuan gol […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: