Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Menduh Thaçi: PDSH dhe UÇK bashkërenduan veprimet nga viti 1994

3 min read
Loading...

Logjistika e UÇK-së ka funksionuar me PDSH-në që nga viti 1994-95. Kemi funksionuar nëpërmjet shtigjeve jashtëzakonisht të sigurta dhe të garantuara se nuk mund të tradhtohen. Unë ju siguroj se 90 për-qind e logjistikës ka qenë nëpërmjet Maqedonisë. Edhe pse kemi pasur shtigje të sigurta; asnjëherë nuk ka pasur garancë të plotë dhe çdoherë e kemi mbajtur rrezikun me vete”.


Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Meduh Thaçi, ka treguar se gjatë luftës në Kosovë nuk ka qenë vetëm barra për menaxhimin e refugjatëve, por edhe barra për logjistikën e tërësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai këto informacione i ka dhënë në emisionin Zona B në Klan Kosova, duke theksuar se bashkëpunimi në fushën e logjistikës ndërmjet UÇK-së dhe PDSH-së ka filluar nga viti 1994.

“Unë kam qëndruar modest sepse nuk kam dashur të shkaktoj keqkuptime për shkak se hapësira shqiptare gjatë historisë shpesh herë është tejmbushur me njerëz që i kanë marrë të gjitha meritat për vetë. Aktualiteti tashmë po vuan nga këtë njerëz”.

“Unë jam student i Universitetit të Prishtinë dhe ka qenë viti 1992 kur e kam kuptuar se situata ka nisur të përkeqësohet. Tanimë janë bërë 20 vjet kur Presidentin e tanishëm të Kosovës, Hashim Thaçin, e kam përcjellë me helikopter. Pasi hipëm në helikopter, Thaçi më tha pse nuk po vini edhe ju; unë i kam thënë se dikush duhet të mbetet në shtëpi”.

“Rasti i Kosovës është mrekullia vet. Në disa momente edhe fati na ka ndihmuar. Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, fatmirësisht Milloshoviqi për ne ishte libër i lexuar. Fatmirësisht reagimi Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Bashkimit Europian i përshpejtuar. Sinqerisht ka pasur momente kur unë kam qenë pesimist. Unë se kam besuar asnjëherë se do të ndodhë bombardimi i NATO-s”.

“Më kujtohet 20 vjet më parë, Presidenti maqedonas na thirri në takim the na tregoi se sonte NATO do t’i fillojë bombardimet mbi ndaj Serbisë. Mirëpo prapë mu dukej e pabesueshme”.

Thaçi ka thënë se menaxhimi i refugjatëve të Kosovës nga ana e shqiptarëve të Maqedonisë ka qenë një menaxhim krejtësisht familjar.

“Normalisht se edhe partnerët tonë të koalicionit kishin dëshirë që të na ndihmonin në këtë drejtim. Mirëpo ata ishin të shqetësuar se ardhje e 50 mijë refugjatëve brenda ditës do të bënte dallimin në popullsi”.

“Ne veç kemi qenë të përgatitur se ardhja e refugjatëve do të ndodhë. Struktura për menaxhimin e refugjatëve ka qenë e drejtuar nga unë. Për tre muaj me radhë unë kam fjetur vetëm nga një orë e gjysmë. Kam pasur një ekip jashtëzakonisht bashkëpunues. Nuk e kemi pasur vetëm barrën e refugjatëve të Kosovës. E kemi pasur për barrë edhe Logjistikën e tërësishme të UÇK-së”.

“Në anën tjetër, pandërprerë bëja marrëveshje të përditshme. Gjatë kohës kur brenda ditës vinin rreth 50 mijë refugjatë kosovarë në Maqedoni; unë nuk mund ta mohojë faktin se drejtues të caktuar të NATO-s, pandërprerë kanë qenë pranë nesh dhe na kanë ndihmuar në të gjitha drejtimet”.

“Ne kishim parasysh faktin se kishte njerëz nga Kosova që ishin të kërkuar nga regjimi serb. Ka pasur figura shumë të rëndësishme të cilat i kemi nxjerrë nga brenda Kosovës”.

“Logjistika e UÇK-së ka funksionuar me PDSH-në që nga viti 1994-95. Kemi funksionuar nëpërmjet shtigjeve jashtëzakonisht të sigurta dhe të garantuara se nuk mund të tradhtohen. Unë ju siguroj se 90 për-qind e logjistikës ka qenë nëpërmjet Maqedonisë. Edhe pse kemi pasur shtigje të sigurta; asnjëherë nuk ka pasur garancë të plotë dhe çdoherë e kemi mbajtur rrezikun me vete”.

“Kur kemi udhëtuar me Presidentin Thaçi për në Shqipëri, ai insistonte që unë të mos ngarkohem kaq shumë me këtë situatë. Ndërsa unë i kam thënë më mirë të na vrasin të dyve sesa të ngelemi vetëm”.