Menduh Thaçi pret në takim lamtumirës ambasadorin e Greqisë Dimitris Yannakakis

vull

Sot, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin e Greqisë z. Dimitris Yannakakis.

Në takim u bisedua për zhvillimet e fundit në vend e rajon, Marrëveshjen e Prespës, procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian me ç’rast palët u dakorduan që bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë të vazhdojë dhe se, zhvillimi ekonomik së bashku me anëtarësimin në BE janë pikësynime që duhen ndjekur.

Kryetari Menduh Thaçi konfirmoi qëndrimin për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe potencoi që procesi Euro-Atlantik bashkë me shtetin e së drejtës dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike janë përcaktim i Partisë Demokratike Shqiptare. Me rastin e përmbylljes së mandatit të ambasadorit, Menduh Thaçi falenderoi Ekselencën e Tij Dimitris Yannakakis për kontributin diplomatik në vend dhe rolin e rëndësishëm në marrëdheniet dypalëshe.

Next Post

Ejup Rustemi e nis fuqishëm rrugën e Bllacës (FOTO)

Ejup Rustemi drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, e ka nisur mbarë një ndër projektet madhore, rrugën e Bllacës informon Tetovasot. Makineritë e ndërtimit nisën punën në njërin ndër projektet shumë të rëndësishëm për banorët e asaj zone në ndërkohë që Rustemi e nis pikërisht në këtë zonë kufitare ku […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: