Menduh Thaçi realizoi takim me Ambasadorin Francez, Kristian Timonie

vull

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie. Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, si dhe për ecurinë e reformave sistemore.

Kryetari Thaçi potencoi se PDSH mbetet e përkushtuar fuqishëm në rrumbullaksimin e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe BE, andaj do të vazhdojë të punojë në zbatimin e reformave mbi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupcionit.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të vazhdohet me procesin e reformave të mirëfillta sistemore që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Next Post

Berat Dehari: Të vendosur kundër krimit financiar në të gjitha fazat e procesit

Në emisionin “Biznes Plus”, të RTM, me temën “Lufta kundër krimit të organizuar financiar dhe korrupsionit”, i ftuar ishte Berat Dehari, Zëvendës drejtor i Policisë Financiare, në debat me gazetarin, Ersan Pajaziti, ka theksuar se kriminaliteti është i pranishëm në Maqedoninë e Veriut, me vështrim të veçantë, krimet financiare. Në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: