Menduh Thaçi realizoi takim me Ambasadorin Francez, Kristian Timonie

vull

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës, Kristian Timonie.Në takim u bisedua për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, për Konferencën e Berlinit lidhur me strategjine e Francës për Ballkanin perëndimor si dhe për çështjet aktuale politike.Kryetari Thaçi potencoi se PDSH mbetet e përkushtuar fuqishëm për zgjedhje të lira dhe demokratike, si dhe në rrumbullaksimin e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe BE.Bashkëbiseduesit u pajtuan që procesi zgjedhor duhet të zhvillohet sipas të gjitha standardeve demokratike, si dhe të vazhdohet me procesin e reformave të mirëfillta sistemore që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Next Post

Blerim Reka: Tregëtia me votat tuaja është kundër konceptit tim për Republikën!

Të nderuar qytetare dhe qytetarë, Në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve, më lejoni që të ju falemnderoj edhe një herë për votat tuaja në rrethin e parë.  Rreth 80,000 vota, për vetëm tri javë në politikë; nuk mund të injorohen, sidomos, që ato u dhanë në zgjedhjet presidencijale […]

Subscribe US Now