Menduh Thaçi takoi Shefen e Misionit Vëzhgues të OSBE-ODIHR

vull

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Shefen e Misionit Vëzhgues të OSBE-ODIHR, Korien Jonker. Temë e bisedës ishte fushata zgjedhore dhe procesi i organizimi të zgjedhjeve presidencijale të 21 Prillit.

Kryetari Thaçi vlerësoi se partitë politike duhet të tregojnë vullnet politik dhe respektimit të normave dhe standardeve ndërkombëtare për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike, duke theksuar se Partia Demokratike Shqiptare do të angazhohet maksimalisht për një fushatë demokratike dhe për një proces të rregullt të votimit, ku qytetarët e Maqedonisë Veriore do të mund lirshëm të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet e 21 Prillit.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se zgjedhjet presidencijale duhet të jenë demokratike sipas të gjitha normave ndërkombëtare, për të reflektuar pozitivisht drejt procesit integrues në BE, si dhe u dakorduqn që bashkëpunimi ndërmjet shtabit zgjedhor të PDSH-së dhe OSBE/ODIHR-së të vazhdojë gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Next Post

Zhbogar: Është me rëndësi të madhe që PSP-ja të vazhdojë me ndjekjen e atyre të cilët janë përgjegjës

Prokuroria Speciale Publike (PSP) dukshëm kontribuoi drejtë vendosjes së sërishme të përgjegjësisë dhe drejtë luftës kundër mosndëshkimit. Me rëndësi shumë të madhe është që PSP-ja të vazhdojë me ndjekjen e atyre të cilët janë përgjegjës, të kryesve, dhe këtë e bën në mënyrë profesionale dhe të pavarur, thotë në deklaratën […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: