Menduh Thaçi u takua me Ambasadorin Bejli

vull

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi realizoi takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni z. Xhes Bejli. Ky takim u realizua në kuadër të përmbylljes së misionit në maqedoni të ambasadorit Bejli.

Temë e bisedimeve ishte situata aktuale politike në vend, rrjedha e proceseve integruese në NATO dhe BE si dhe procesi i ratifikimit të protokollit nga ana e shteteve anëtare për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, procese këto të citat do të ishin të pamundura pa vizionin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe Ambasadorit Bejli.

Duke i uruar diplomatit amerikan suksese të reja në karrierën e tij të mëtutjeshme, Kryetari Thaçi shfaqi përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin me drejtuesin e ri të Ambasadës amerikane në Shkup.

Next Post

Ferid Kaso i ndjeri i 15-të nga fatkeqësia me autobusë

Tv Shenja mëson se i ndjeri i fundit, i 15-të nga aksidenti me autobusin në Llaskarcë është 40 vjeçari Ferdi Kaso nga Gostivari. Ai është baba i dy vajzave të mitura. Mjekët konfirmuan për televizionin Shenja se Kaso ka ndërruar jetë rreth orëve të hershme të mëngjesit, pasi që nuk […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: