Menduh Thaçi u takua me ambasadorin e BE-së, David Geer

vull

Në një takim miqësor, sot, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi takoi ambasadorin David Geer dhe zëvendësambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.

Në takim u bisedua mbi ngjarjet e fundit në vend e rajon ndërsa palët ranë dakord që qeveria të merr mbi vete procesin e reformave të nevojshme drejt anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Gjatë takimit u konstatua se parlamenti duhet të vazhdojë me reformat në ligjin për zgjedhjet si dhe të fillohet me procesin e regjistrimit të popullsisë – censusin.

Kryetari Menduh Thaçi siguroi ambasadorin Geer se përveç anëtarësimit në BE nuk ka alternativë tjetër për Maqedoninë e Veriut.

Next Post

Xhemaili: Pas fshatit Siniçan edhe Piroku furnizohet me ujë për pije

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili: Menjëherë dy javë pas ujësjellësit të vendbanimit Siniçan edhe punimet e ujësjellësit të vendbanimit Pirok përfunduan me sukses. Tashmë dhe ky vendbanim u furnizua me ujë për pije. Ndjehem plotësisht i lumtur nga fakti që banorët e këtij vendbanimi prej sot do të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: