Mënjanohet defekti i madh në tubacionin F300 të rrjetit kryesor të ujësjellësit të Tetovës

vull

Informacioni nga Komuna e Tetovës:

Punonëtorët e njësisë “Ujësjellësi dhe Kanalizimi “ pranë NPK Tetova punuan për plot 12 orë pareshtur, në kushte klimatike edhe me shi të rrëmbyeshëm për të mënjanuar defektin e madh në tubacionin F300 të rrjetit kryesor të ujësjellësit të Tetovës në rrugën e Stacionit Policor në Tetovë!


Si pasojë e këtij defekti, pa ujë për pije mbeti pjesa më e madhe e qytetit të Tetovës. Dua të falemnderoj këta djem dhe burra për punën e tyre të palodhshme, e cila mundësoi që në orët e vona të mbrëmjes qytetarët përsëri të kenë ujë për pije, duke marrë parasysh faktin se jemi ne sezonin e verës dhe në kohë pandemie, kur uji paraqet një nevojë primare dhe të domosdoshme!
Gjithashtu falënderoj qytetarët për durimin, solidarizimin dhe kuptimin që dëshmuan gjatë kësaj ditë kur mungoi uji për pije, por jo edhe angazhimi dhe sakrifica maksimale e punëtorëve të NPK, për ta vënë sërish në funskion sistemim e ujësjellësit të Tetovës!

Next Post

Zoran Zaev është në pritje të mandatit nga Stevo Pendarovski, LSDM pretendon se ata kanë siguruar shumicën për të formuar Qeverinë

Ne kemi siguruar një shumicë për të formuar Qeverinë e re , thonë nga  LSDM-ja pasi disa media të në gjuhën shqipe njoftuan se BDI dhe LSDM-ja janë përpara një marrëveshje për të formuar një Qeveri të re me një kryeministër shqiptar.   – Është e qartë se tekstet e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: