Mexhiti: 90 mijë vota për konceptin tonë, opozita shqiptare bojkotoi

vull

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si ne rrethin e pare ashtu edhe në te dytin dhe vlerëson se procesi zgjedhor u rrumbullaksua me sukses te plote dhe në përputhje me standardet evropiane.Me 21 prill dhe sot me 5 maj, Maqedonia e Veriut dëshmoi pjekuri demokratike për te organizuar dhe zbatuar zgjedhje evropiane dhe fituesit më të mëdhenj janë qytetarët dhe vendi.Ne, tek Bashkimi Demokratik për Integrim jemi jashtëzakonisht të kënaqur me kontributin vendimtar dhe përcaktues te BDI-së ne te dy rrethet zgjedhore që mundësoi cenzusin dhe avantazhin e konceptit tonë.Do te presim rezultatet zyrtare me vone gjate natës, por gjithsesi se procesi i suksesshëm është rezultat i jashtëzakonshëm.

Vlerësimet tona fillestare dhe jozyrtare janë që së paku rreth 90.000 vota tona shqiptare kanë përkrahur konceptin e konsensualitetit, por gjithsesi se do të bëjmë analizë të detajuar të çdo vendvotimi gjatë ditëve në vijim.Dua të shpreh shqetësim të thellë për informacionet nga tereni për një bojkot te heshtur por aktiv dhe te organizuar nga eksponent te opozitës shqiptare qe vihet re lehtazi ne komunat qe ata i drejtojnë si Zhelinë, Bogovinë, Vrapcishtë dhe Gostivar.Por edhe përkundër këtyre përpjekjeve destruktive, forcat progresive tek qytetaret nuk lejuan skenare krize dhe dashakeqe për vendin dhe për shqiptaret.Fatmirësisht, ecurinë e vendit drejt NATO-së dhe BE-së nuk ka forcë që mund ta ndal e ne tek BDI-ja jemi kujdestarët dhe garantuesit e këtij rrugëtimi.

Next Post

Ahmeti uron Penderovskin dhe e porosit të respektojë parimin e konsensualitetit

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti duke falënderuar votuesit për mbështetjen që i dhanë idesë së konsualitetit theksoi se kjo ishte alternativa e vetme drejt NATO-s dhe BE-së. Ai i uroj Pendarovskit fitoren, por nga ana tjetër e porosit të bëj detyrën duke respektuar parimin e konsensualitetit. Fitorja e kandidatit tonë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: