Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Mexhiti në Klan debat: Nuk e jap Artanin për Apasievin

2 min read

Në emisionin debativ në Klan Macedonia, nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti ka folur mbi situatën politike në vend dhe zhvillimet e e fundit.

“Shqiptarët dhe maqedonasit janë dy kombe dhe në parim kemi situata ku numrat pas zgjedhjeve shfaqin shumicë me shumicë dhe ne nuk kishim mundësi të sjellim LSDM-në kur ishte shum poshtë. Tash erdhi koha dhe e sollëm në formë”, ka theksuar Mexhiti.

Lidhur me takimin dhe shumicën e re të formuar, Mexhiti shtoi se në këtë takim nuk u panë krerët e partive.

“Levica në tavolinë nuk kishte krerët e partive por këta të dy, dhe se në atë tavolinë ishte faktorë pikërisht në një tavolinë ku Levica është anti kombëtare, anti fetare dhe anti NATO”, theksoi më tej Mexhiti.

I pyetur mbi opcionet që ka Bashkimi Demokratik për Integrim, Mexhiti tha se tashmë të hapur i kanë të gjitha opcionet.

“Në BDI të gjitha opcionet janë të hapura. Sot Ahmeti me Mickoskin patën takim dhe në pikat kryesore që është folur është dhe Marrëveshja e Prespës. Sa i përket suksesit, ne jemi anëtarë i NATO-s dhe u hap problemi i Bullgarisë dhe se është problem serioz. Derisa të njejtat nuk janë tek Levica sepse është kundër NATO, BE, kundër pavarësisë së Kosovës”, ka shtuar Mexhiti.

Duke folur mbi debatin e hapur në BDI lidhur me kuadrot, Mexhiti tha se debati vazhdon brenda partisë për një BDI më të mirë formuar.

I pyetur nëse Mexhiti do të kërkojë që të ndërohen Artan Grubi dhe Bujar Osmani, Mexhiti tha se për momentin nuk është situata të kërkohet një gjë e tillë.

“Jemi duke debatuar dhe biseduar, nuk është situata dhe momenti për të kërkuar një gjë të tillë por në asnjë moment unë nuk mund të jap Artanin dhe të votoj Apasievin”, shtoi Mexhiti.