Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

Mhill Gjuraj: Presidenti Klinton ndali rolin e njerkës së historisë për kombin shqiptar

1 min read

Atdhetari,biznismeni dhe humanisti Mhill Gjuraj, ka vlerësuar lartë vizitën e Presidentit Klinton duke e quajtur shpëtimtar sepse “ndali orën ogurzezë të kombit tonë, ndali gjenocidin dhe trenat e vdekjes”.

Ai ka shkruar po ashtu se “Përjetësisht falënderues për këtë miqësi, jeni hero i kombit shqiptar President Klinton!”.

Ja postimi i z. Mhill Gjuraj në fb:

“Kur thuhet president, mendja na shkon së pari te Presidenti Klinton, i cili ndali orën ogurzezë të kombit tonë, ndali gjenocidin dhe trenat e vdekjes.

Presidenti Klinton ndali historinë e njerkës për kombin shqiptar duke i dalë zot lirisë së Kosovës, i doli zot qënies e ekzistencës tonë, në vijën e Presidentit Wilson dhe Bush.

Së bashku me Sekretaren Albright, Gjeneralin Klark, presidentin Bler, rishkruan historinë tonë dhe Evropës me vlerat e demokracisë amerikane.

Nismat e lidhjes së pashkëputshme Kosovë-ShBA, i nisi presidenti Rugova me besim të patundur se ShBA i prinë botës demokratike dhe është gardian i lirisë për popujt dhe kombet si kombi shqiptar.

Përjetësisht falënderues për këtë miqësi, jeni hero i kombit shqiptar President Klinton!”