Mickoski: Deputetëve të partisë time janë ofruar shuma parash

vull

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se deputetëve të partisë së tij u janë ofruar shuma, siç tha ai gjashtëshifrore, vetëm për të mbështetur programin e LSDM-së. Ai tha se janë të njohur emrat e personave misterioz që u janë ofruar deputetëve të VMRO-së, por që të njëjtit nuk do t`i publikojë.

Nuk do të doja të flas në publik për ata emra, do të ishte shumë joserioze. Është normale të keni qasje, të thuhet, ja këtë program e ofron LSDM-ja, por numra gjashtëshifrorë në valuta të huaja dhe premtime për privilegje… kjo paraqet shqetësim për dëgjuesin dhe për mua”, tha mes tjerash Mickoski.

Next Post

MPB-ja demanton: Nuk është shpallur konkurs për punësimin e 500 policëve

Ministria e Punëve të Brendshme i demanton publikimet në ”Alfa” dhe ”Skpojeinfo” të datës 05.08.2020 për kinse shpalljen e konkursit për punësimin e 500 policëve. Për momentin në MPB nuk ka të shpallur konkurs për punësim të policëve, kurse shpallja e fundit për punësim është e datës gusht të vitit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: