Mickoski në palestër kalon kohën, familja Zaev ndihmon qytetarët, 1 mijë pako në Kumanovë

Blerand Rexhepi

Kumanovë, 25 prill – Familja Zaev tregon një shembull të vërtetë solidariteti dhe përgjegjësie sociale në këtë kohë të vështirë kur të gjithë po përballen me pasojat e krizës së virusit Korona. Sot, familja Zaev për herë të disatë ka dorëzuar edhe 1000 pako të reja të ndihmës humanitare me produkte themelore për qytetarët e rrezikuar në komunën e Kumanovës.
Deri më tani, mbi 6.000 pako të tilla humanitare janë shpërndarë në disa komuna në vend, të cilat më tej, përmes vullnetarëve, u dorëzohen qytetarëve që kanë nevojë për nevoja themelore. Në komunën e Strumicës, janë shpërndarë tashmë 1.400 pako, në vendbanimet në territorin e Shkupit rreth 2.000 pako humanitare, 700 në Kumanovë dhe Dibër dhe pjesa tjetër në Strugë dhe Qendër Zhupë. Shpërndarja e ndihmës kryhet në një mënyrë të përshtatshme, nga shtabi komunal i krizave, përmes vullnetarëve në përputhje me masat dhe rekomandimet për mbrojtje.
Një kompani e familjes Zaev dhuroi pajisje për ambiente shëndetësore me vlerë 100.000 euro dhe rregullisht dhuronte skafander për spitalin në Strumicë, por edhe për spitalet në rajon. Kjo ndihmë i është dorëzuar Ministrisë së Shëndetësisë si një institucion kompetent. Në një kohë kur të gjithë janë të angazhuar për të luftuar pasojat shëndetësore dhe ekonomike të sëmundjes së virusit Korona, familja Zaevi është duke dhënë një shembull të shkëlqyeshëm të ndihmës dhe mbështetjes së ndërsjellë në mënyrën e duhur dhe në praktikë.
Next Post

Grubi: Jo vendime të njëanshme, por me konsensus

Në lidhje me kërkesat e partive maqedonase për riaktivizim të skenës politike, nëpërmjet të rikthimit të Kuvendit të shpërndarë si kërkesë e LSDM a po nëpërmjet të kërkesës së VMRO -së për takim të liderëve, BDI ka theksuar se nevojitet pajtueshmëri e gjerë për vendime të rëndësishme. “BDI mbetet në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: