Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Mickovski i VMRO ofendon rëndë deputetin shqiptar

1 min read

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski në prononcimin e tij për TV21 ka ofenduar rëndë deputetin shqiptar Kastriot Rexhepi duke e quajtur Amdi Bajram bashkëkohor.

Kjo revoltë e Mickovskit vjen si pasojë e njoftimit të dhënë nga vetë deputeti Rexhepi në rrjetin social Facebook se nuk do të merr pjesë në seancën e sotme parlamentare për të votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së vendit.

Qëndrimi i deputetit Kastriot Rexhepi ka prishur planet e Mickovskit, Levicës dhe bashkëpunëtorëve të tyre – koalicionit Aleanca – Alternativa dhe Lëvizjes Besa për rrëzimit e Qeverisë.