Ministri Arbër Ademi i reagon Vankovskës, kërkon përgjegjësi nga Universiteti

vull

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, ka dënuar gjuhën tallëse me tragjedinë e sotme të profesoreshës së Drejtësisë në Universitetin e Shkupit, Biljana Vankovska, shkruan gazeta Koha. Në një postim në Facebook, Ademi madje kërkon përgjegjësi dhe reagim kundër Vankovskës nga Universiteti “Kirili dhe Metodi”.

Statusi i plotë i ministrit Ademi:

“Si njeri, si prind, si profesor, si ministër jam i shokuar nga një pseudo përfaqësuese e komunitetit akademik që në thelb duhet të jetë bashkësia më e ngritur dhe kohezive e një shoqërie, posaçërisht atyre multietnike siç është shoqëria jonë.
Dënoj çdo deklaratë që mbjell urrejtje dhe nxitje e cila në këto momente të vështira tragjedie nuk sjell asgjë tjetër përveçse përçarje të reja!
Përgjegjësia duhet të pasoj pa asnjë vonesë dhe pres nga universiteti dhe bota akademike që të reagojnë.
Ngushëllime viktimave, shqiptarë, maqedonas dhe të tjerë, sonte ndajmë dhimbjen me familjarët e tyre”. (koha.mk)

Next Post

Imami tetovar Bashkim Aliu për tragjedinë në Shkup-Tetovë: “Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Imami nga Tetova, Bashkim Aliu ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën jetën nga aksidenti që ndodhi sot në autostradën Shkup-Tetovë, njofton TetovaSot. “Te All-llahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi” ngushëllimet tona të sinqerta për familjet qe humben më të dashurit e tyre. Në këto momente […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: