Ministri Arbër Ademi priti në takim ambasadorin Gjergj Dedaj

vull

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot ka pritur në takim pune ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedajn.

Ademi dhe Dedaj gjatë takimit kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm të të dyja vendeve duke vlerësuar se një bashkëpunim i tillë duhet dhe do të thellohet edhe në të ardhmen në projekte te ndryshme në sferën e arsimit.

 

Gjatë diskutimeve me ambasadorin Dedaj, ministri Arbër Ademi, ka theksuar gjithashtu se Republika e Kosovës është njëri ndër partnerët tanë të rëndësishëm në sferën e arsimit, prandaj është i rëndësishëm edhe intensifikimi dhe thellimi i bashkëpunimit arsimor si në rrafshin bilateral ashtu edhe multilateral përmes shkëmbimit të përvojave dhe angazhimit në programe të  ndryshme nga sfera e arsimit.

Next Post

Ministri i Kulturës Ismaili merr pjesë në Panairin e Librit në Frankfurt

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, prej sot (17 tetor) qëndron për vizitë pune në Frankfurt, Republika Federative e Gjermanisë, me rastin e prezantimit të vendit tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit. Edicioni i 71-të i sivjetëm i Panairit të Librit në Frankfurt mbahet nga 16 deri më 20 tetor me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: