Ministri Arbër Ademi takoi përfaqësuesit e USAID-it

vull

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi,është takuar sot me përfaqësues të USAID-it.
Takimi është në vazhdën e kontakteve të rregullta të punës që realizon Ministria e Arsimit dhe Shkencës me bashkëpunëtorët vendas dhe të huaj si dhe me partnerët strategjik në sferën e arsimit. Në këtë frymë ishte edhe takimi me përfaqësuesin e USAID-it, Edëard Gonzales dhe sikurse potencuan ministri Ademi dhe Gonzales bashkëpunimi mes dy institucioneve dhe gatishmëria per thellimin e këtij bashkëpunimi është në nivele të shkëlqyera.
Momentalisht, MASH-i edhe USAID-i kanë një gamë të gjerë bashkëpunimi edhe atë në të gjitha nivelet, ndërsa sikurse u konfirmua edhe gjatë takimit të sotëm janë të gjitha predispozitat për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy palësh me qëllim të përmirësimin të cilësisë, krijimit të kushteve të barabarta për shkollimin e të gjithëve pavarësish aftësive apo ndasive, si dhe rritjes së efikasitetit të sistemit arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ministri Ademi dhe Gonzales kanë diskutuar rreth vizionit të përbashkët për zbatimin e reformave prioritare si dhe zbatimin e projekteve të cilat ndikojnë në avancimin e shkathtësive dhe kompetencave të nxënësve.

Next Post

Kryeministri Zaev me Teoharopulos: Marrëveshja e Prespës është hap historik dhe e ardhmja do të tregojë se është në dobi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot u takua me Tanasis Teoharopulos, kryetar i partisë politike DIMAR dhe deputet në Parlamentin grek, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Në takim, Kryeministri Zaev u dëshiroi mirëseardhje të përzemërt mysafirëve nga Greqia, duke e theksuar si të guximshëm vendimin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: