Ministri Bekteshi takoi ambasadoren e sapoemëruar të SHBA-ve Kate Marie Burns: Mbështetja e biznesit çelës kryesor për rritje dhe zhvillim ekonomik

vull

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, zonjën Kejt Mari Bërnz. Në takim, ministri dhe ambasadorja diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, si dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

Ministri Bekteshi përshëndeti ambasadoren dhe e uroi për detyrën e re duke i dëshiruar shumë suksese në realizimin e obligimeve të saja në këtë pozitë. Ministri shfrytëzoi rastin të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen që i japin Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit të plotë në NATO, si dhe në zbatimin e reformave që synojnë hapjen e negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian.

Bekteshi theksoi rëndësinë e mbështetjes së SHBA në fushën e sundimit të ligjit, anti-korrupsionin, reformat në mbrojtje dhe administratën publike, të cilat japin një mesazh pozitiv për kompanitë vendase dhe investitorët e huaj.Gjatë takimit, ministri prezantoi projektet e zbatuara dhe aktivitetet e planifikuara të ministrisë së ekonomisë në fushën e energjetikës, tregtisë, bashkëpunimin me komunitetin e biznesit dhe mbështetjen për investitorët e huaj, me theks të veçantë në mundësitë që disponojnë ndërmarrjet vendase dhe të huaja, në përputhje me Ligjin për mbështetje financiare e cila është bazë për zhvillimin e ekonomisë dhe ka trajtim të barabartë për të gjithë investitorët.

Ministri theksoi se një nga qëllimet kryesore të ministrisë së ekonomisë është të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në mënyrë që të rrisë konkurrencën e tyre në tregjet e brendshme dhe të huaja, duke vënë në dukje se Qeveria po punon intensivisht për të përmirësuar marrëdhëniet tregtare me vendet e rajonit, dhe si rezultati i kësaj është prezantimi i menaxhimit të përbashkët të doganave dhe kontrolleve kufitare me Republikën e Serbisë, duke paralajmëruar se në periudhën vijuese kontrollet kufitare me një ndalesë planifikohen të hapen edhe në vendkalimet kufitare me Shqipërinë dhe Kosovën, në mënyrë që të lehtësohet tregtia me vendet fqinje.

Në fushën e energjetikës, ministri falënderoi mbështetjen e dhënë nga SHBA në hartimin e Ligjit për energjetikë, i cili është me rëndësi strategjike për të siguruar stabilitetin e energjisë në vend.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se sfidë kryesore për ekonominë e Maqedonisë së Veriut për momentin është reforma në arsim, e cila do të tejkalohet hendeku i krijuar mes ofertës për punë dhe nevojës për fuqi punëtore , të cilat do të përshpejtonin rritjen ekonomike.

Ministri vuri në dukje se bashkëpunimi midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve është në nivel shumë të lartë dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner strategjik të vendit tonë dhe kështu do të mbesë edhe në të ardhmen.

Next Post

Rrugën e Kombit, në shtator kamionët do paguajnë deri në 23 euro

Bizneset që kalojnë në Rrugën e Kombit që prej 1 shtatorit do të detyrohet që të paguajnë në bazë të peshës së kamionëve. Edhe pse eksportuesit janë ankuar për efektet negative që ka pasur kjo taksë e cila ka ulur nivelin e tregtisë midis dy vendeve. Prej 1 shtatorit bizneset […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: