Ministri Çupi takon zëvendësdrejtorin Nura: Nevoja e evidentimit të diasporës

Kohanews Admin

Sot prita në vizitë pune zëvendësdrejtorin e Agjencisë për emigracion në Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Izmit Nura. Kabineti i Diasporës dhe unë si Ministër i saj do kemi bashkëpunime të ngushta me këtë agjenci për shkak të kompetencave ligjore, ku Kabineti i Diasporës përgatit strategji, Ministria e Punëve të Jashtme krijon politika ndërsa agjencia e emigracionit kujdeset për realizimin e të njëjtave.

Bashkë me zëvendësdrejtorin biseduam për nevojën e evidentimit të diasporës përmes krijimit të një baze të të dhënave që do jetë e qatshme edhe për publikun e gjerë. Biseduam edhe për projektet që mund ti realizojmë në bashkëpunim me pushtetet lokale, posaçërisht me ato komuna ku diaspora ka një dimension të rëndësishëm jo vetëm ekonomik por edhe një vlerë të përfaqësimit kulturor.

Next Post

Kovaçevski: Deri më 2023 ulje të tatimit personal në TI nga 10 në 0 përqind

“Deri më vitin 2023, parashohim ulje të tatimit të personal në sektorin TI nga 10 në 0 për qind, që do të jetë një nxitje e fortë për të rinjtë që të fokusohen më shumë drejt këtij sektori ku dita ditës nevojiten më shumë punëtorë “, tha sot Kryeministri Dimitar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: