Ministri Filipçe: Për 4 muaj kam informuar rregullisht për Covid 19, jam përballur me lajme të rrejshme nga opozita

Blerand Rexhepi

Një nga katet e spitalit “8 Shtatori” do të lirohet nga pacientët me Kovid-19, të cilët këto ditë do të transferohen në spitalin modular i cili disponon me 72 shtretër spitalor, kjo sot ishte dakorduar në takimin mes ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe sindikatës së SPQ “8 Shtatori” dhe kryetarit të Sindikatës së pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale Lubisha Karanfilovski.

Siç theksuan nga Ministria e Shëndetësisë, në takim është biseduar pas kërkesës së të punësuarve në spital, kovid pacientët të mbesin në katin e parë ku ka furnizim qendror të oksigjenit dhe katin infektiv, ndërsa pjesa tjetër e spitalit të lirohet dhe të vazhdojë në funksion për pacientët tjerë, transmeton MIA.

“Kanë tërësisht kërkesë legjitime dhe në këtë moment nuk është rëndë, as e pamundur të përgjigjet në këtë. Kërkesat janë të lirohet njëri kat i spitalit “8 Shtatori” që të mundet një pjesë e punës së zakonshme, veçanërisht në pjesën e kardiologjisë të fillojë me organizim, ashtu siç ishte organizuar më parë. Kjo do të thotë se nga numri i tanishëm i shtretërve, mes 70 dhe 75 edhe më tutje do të jenë për pacientët me Kovid-19, ndërsa 20 të tjerat do të lirohen”, informon ministri Filipçe.

Filipçe i ka njoftuar të punësuarit e spitalit se në dhjetë ditët e ardhshme do të fillojnë përgatitjet për lirim të kapaciteteve të spitalit “8 Shtatori”,me aktivizim të spitalit modular e cila disponon me kapacitet prej 72 shtretërve spitalor dhe gjithë pajisjen e nevojshme, ndërsa atje ka përfunduar edhe vendosja e furnizimit qendror të oksigjenit.

Четири месеци секојдневно информирав за состојбата со Ковид-19 и сè што беше важно да знаете. Сега ве замолувам да издвоите точно 2 минути и 1 секунда да ја слушнете мојата порака. Ви благодарам.

Gepostet von Венко Филипче am Samstag, 11. Juli 2020

Next Post

Spasovski: Më 15 Korrik, dil voto dhe shpëto vendin nga rikthimi i ish regjimit

Zgjedhjet në 15 korrik janë të rëndësishme si referendum, sepse ne votojmë për Sigurinë dhe ne zgjedhim të vazhdojmë në rrugën e duhur. Mundësia e kundërt në këtë rrugë është rreziku i një regjimi të rinovuar dhe askush nga ne nuk dëshiron të mendojë se çfarë do të thotë: destabilizime […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: